E virgjër për 20 minuta!

E virgjër për 20 minuta!

625
0

md001285-650x358Virtyti blihet, madje kushton lirë. Mund të gjendet në shumë ordinanca mjekësore, sidomos në kryeqytet, por edhe në provinca.

Gjinekologë që ofrojnë një himen ekstra të ri, me çmim të volitshëm, operacion pa dhimbje në një kohë rekord. Fatura që paguajnë “femrat e ndershme” për të kapërcyer të lumtura pragun e bashkëshortësisë është e vogël – vetëm 200 euro. Femrat shqiptare kryesojnë listën e klientelës, qoftë në ordinanca maqedonase apo edhe shqiptare. Gjinekologë që kërkojnë të mbeten anonimë pohojnë se shtresat shoqërore dhe mosha e tyre janë nga më të ndryshmet, por të gjitha vijnë në një moment të njëjtë, disa javë përpara dasmës. Gjinekologët frekuentohen nga një klientelë mikse – studente, nëpunëse, shtëpiake, nga mosha 16 deri në 29 vjeç. Arsyet që i shtyjnë për të kthyer virgjërinë janë nga më të ndryshme dhe vijnë pas një raporti seksual aksidental, pas një abuzimi, pas ndarjes nga partneri, por mbi të gjitha nga frika se mungesa e himenit do të shoqërohet me pasoja fatale natën e parë të martesës.

E virgjër për 20 minuta

Një gjinekolog në Shkup pohon se ka raste kur vajzat vijnë fillimisht për të vërtetuar virgjërinë dhe kur konstatohet se himeni është humbur, ofrohet edhe opsioni i korrigjimit të tij.”Një kërkesë e natyrshme për një femër e cila jeton ashtu si edhe shoqet e saj, ka një histori të ndërprerë intime që e pengon të vazhdojë jetën e saj. E njëjta ndodh edhe me një femër të mbuluar, e cila pas një raporti aksidental ndoshta mund të rrezikojë edhe jetën e saj kur ta kuptojnë që nuk është e virgjër”, thotë një gjinekolog. Ai shton se ky është shkaku që edhe mjekët nuk ngurrojnë ta kryejnë këtë ndërhyrje humane, krahas shërbimeve të tjera në ordinancat gjinekologjike.Çmimet për të kryer një ndërhyrje për rikthimin e virgjërisë kushtojnë nga 150 deri në 200 euro, kryhen me anestezi lokale dhe e gjithë procedura zgjat nga 20 deri në 30 minuta. Operacioni për korrigjimin e virgjërisë realizohet në shumë ordinanca në Shkup, të cilat mbi të gjitha i sigurojnë klientëve të tyre një konfidencë të plotë. Mjafton vetëm një telefonatë për të caktuar terminin me mjekun, i cili e bind klienten për lehtësinë e kryerjes së operacionit dhe garanci për përfundimin me suksesin.Korrigjimi bëhet në mënyrë të atillë që partneri pasardhës, apo edhe bashkëshorti i ardhshëm, nuk mund të dyshojë në virgjërinë e partneres së tij. Vetëm ekzaminimi nga një gjinekolog mund të tradhtojë komplotin e një femre, duke treguar nëse himeni është fals, apo i vërtetë, thotë Ajshe Shehi, gjinekologe-akushere. Madje mjekja vëren se operacioni mund të ketë edhe pasoja të tjera anësore, sidomos me infeksione në organet gjenitale.Sipas gjinekologes, tendenca për rikthimin e virgjërisë është pak më e dobët vitet e fundit. Ky shërbim ka qenë më e kërkuar vite më parë, por gjatë pesë viteve të fundit konstatohet se kërkesat për të korrektuar defektin janë gjithnjë e më të vogla dhe shpjegohen me një koncept më liberal ndaj jetës, femrat nuk e shohin virgjërinë si të paprekshme, kanë raporte intime me më shumë se një partner, por edhe përpara se të kurorëzohen.

Shperndaje