Britani, shqiptari që u kap brenda fabrikës së kanabisit: Më bënë roje...

Britani, shqiptari që u kap brenda fabrikës së kanabisit: Më bënë roje me zor, dua të kthehem në Shqipëri/ Emri

702
0

cannabis_farm_mcbe_0811

Britani – Shqiptari Patjon Velku u kap në një pronë në Watling Street në qershor të këtij viti kur policia zbuloi mbi 300 bimë kanabisi në lulëzim brenda saj, shkruan shropshirestar.com, transmeton Syri,net.

Ishte një shtëpi me katër dhoma e kompletuar me pajisje që shërbente si fabrikë për rritjen e kanabisit.

Velku u dënua me 14 burg në gjykatën e Shrewsbury pasi pranoi se kishte qënë i përfshirë në prodhimin e kanabisit. Ai nuk kishte një adresë fikse dhe u tha se ndodhej në Britani ilegalisht e priste të depërtohej në Shqipëri në fund të dënimit të tij.

Gjykatësi Judge Peter Barrie tha se nuk kishte prova të qartë se çfarë roli luante shqiptari në atë sipërmarrje, por ndodhej në shtëpi dhe kishte çelësat e asaj prone me qëllim që të kujdesej për të. Ai tha se Velku nuk kishte të drejtë të qëndronte në Britani, nuk mund të kërkonte një punë në rrugë ligjore dhe ishte kategori që mund të rekrutohej për këtë lloj pune, por s’mund të thuhej se kishte qënë i shantazhuar apo i detyruar.

Prokurorja Samatha Powis tha se Velku ishte fshehur në mes të bimëve 3 këmbë të larta, kur policia bastisi shtëpinë në 14 qershor të këtij viti. Ai kishte qënë në dritare më parë dhe një moment më pas u gjend i zbathur në rrugicë aty afër dhe u arrestua.

Prokurorja tha se bimët ndodheshin në të katër dhomat dhe përshkoheshin nga një kabllo energjie. Nga ajo sasi e mbjellë mund të prodhoheshin deri në 18 kg kanabis me një vlerë potenciale shitjeje në rrugë deri në 275 mijë paund; për bimët ishte treguar kujdes, ç’ja tregonte qartësisht se aty kishte një biznes.

Prokurorja tha se Velku i tregoi policisë se ai kishte qënë vetëm tre ditë i rekrutuar nga një person që i ai iu referua si “njeriu i madh” dhe do të paguhej 60 paund në ditë. Megjithatë, burri i kishte lënë menjanë disa ushqime dhe vetëm 40 paund dhe “e kishte kërcënuar” kur kishte dashur të largohej.

Avokati Brendan Reedu tha për Velkun se klienti i tij kishte qënë vetëm kopshtar dhe nuk kishte asnjë rol tjetër në atë lloj biznesi. Ai kishte kërkuar të punonte si lavazhier makinash dhe kishte qënë duke fjetur diku në zonën e Birminghamit kur i ishin afruar dhe e kishin dërguar në atë shtëpinë në Wellington. Klienti, tha avokati, tani dëshironte të kthehej në Shqipëri, pasi kishte qënë i dobët dhe lehtësisht pre e të tjerëve./Syri.net