
Përplasja e 4 makinave në Fier plagosi rëndë një person që po kalonte me biçikletë.
Aksidenti masiv u regjistrua në rrugën ‘’Ramiz Aranitasi’’ ku janë përfshirë 3 makina ‘’Benz’’ dhe një ‘’Toyota’’.
Njëri prej automjeteve ‘’Benz’’ i ka prerë rrugën një makine tjetër. Nga përplasja e fortë, makina e dytë ka përfunduar në krahun tjetër të rrugës duke goditur një person që po kalonte aty me biçikletë. Nga kjo përplasje e kanë pësuar dhe dy automjete të tjera, të cilat ishin të parkuara.
I plagosuri është dërguar menjëherë në Spitalin e Fierit, ku raportohet se ndodhet në gjendje kritike për jetën. Nga ana tjetër, policia po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.