E RËNDË/ 39 persona të vdekur brenda një kamioni, mes tyre një...

E RËNDË/ 39 persona të vdekur brenda një kamioni, mes tyre një adoleshent. Arrestohet shoferi

805
0

 

Trupat e 39 personave janë gjetur te vdekur ne nje kamion ne Essex ne Britani. BBC raporton se kamioni me trupat e pajete u zbulua ne Parkun Industrial Waterglade në Avenue Avenue, Greys.

Shoferi i kamionit, një 25-vjeçar nga Irlanda Veriore, është arrestuar me dyshimin për vrasje.

Nga hetimet e para thuhet se te vdekur jane 38 te rritur dhe nje adoleshent. POlicia ka thene se kamioni erdhi nga Bullgaria dhe hyri në vend përmes Holyhead të shtunën.

Sipas policise, per identifikimi e viktimave do te duhet kohe. “Ne kemi arrestuar shoferin e kamionit në lidhje me ngjarjen, i cili mbetet në arrest policie ndërsa vazhdojnë hetimet tona” thane burimet policore.