Doni të jetoni gjatë? mësoni sekretin

Doni të jetoni gjatë? mësoni sekretin

677
0

cift-i-moshuar

Personat që konsumojnë më shumë proteina nga bimët dhe më pak nga kafshët mund të jetojnë më gjatë, edhe nëse pinë shumë alkool ose duhan, sugjeron një studim amerikan.

“Prejardhja e proteinave  është po aq e rëndësishme sa sasia e ushqimit që njerëzit konsumojnë”, thotë autorja kryesore e studimit, dr. Mingyang Song, hulumtues shkencor tek Universiteti i Harvardit dhe Spitali i Përgjithshëm i Masaçustit në Boston.

“Bimët janë një burim më i mirë i proteinave sesa produktet shtazore”, thotë ai.

“Nëse njerëzit duhet të zgjedhin mes produkteve shtazore, duke të shmangnin mishin e kuqe dhe ta zëvendësojnë me peshk ose mish pule”, shton Song.

Song dhe kolegët e tij monitoruan më shumë se 13 mijë infermierë dhe profesione të tjera që lidhen me shëndetin për disa dekada. Gjysma e pjesëmarrësve merrnin të paktën 14% të kalorive nga proteinat shtazore dhe 4% nga ato bimore.

Në fillim të studimit, pjesëmarrësit ishin të moshës rreth 49 vjeç. Shumica ishin femra.

Ndërsa deri në fund të studimit, rreth 36 mijë njerëz ndërruan jetë, mbi 8800 veta nga sëmundjet kardiovaskulare dhe rreth 13 mijë nga kanceri.

Pasi u shqyrtuan edhe faktorë të tjerë të mënyrës së jetesës, si duhani, alkooli, obeziteti dhe pasiviteti fizik, u arrit në përfundimin se me rritjen e çdo 3 përqindëshi të kalorive nga proteinat bimore, ulej 10% rreziku i vdekjes gjazë periudhës së studimit.

Rezultatet ishin krejt të kundërta tek personat që kishin konsumuar më shumë produkte shtazore. Çdo 10 përqindësh kalori nga proteinat shtazore lidhjes me 2% më shumë rrezik të vdekjes nga çdo shkaktar dhe 8% nga sëmundjet kardiovaskulare, gjatë periudhës së studimit, shkruan Gazeta Shëndeti. Kjo lidhje midis proteinave shtazore dhe vdekshmërisë bëhet edhe më e fortë tek personat që janë obezë ose përdorues të duhanit dhe alkoolit.

Burimi: Huffington Post

Shperndaje