Facebook vjen me ndryshime të shumta

Facebook vjen me ndryshime të shumta

554
0

facebook

Duket se Facebook ka bërë një hap prapa përsa i përket paraqitjes së reklamave në faqet e përduruesve. Ai do të fillojë ti shfaqë ato edhe nëse ju keni vendosur opsionin e bllokuesit të reklamave.

Në një blog post, sot Facebook tha që reklamat e tyre nuk janë aq shqetësuese dhe të mërzitshme, prandaj do ti shfaqë ato pavarësisht nëse përdoruesit përpiqen ti shmangin.

Facebook nuk mendon se reklamat e tij janë të mërzitshme

Facebook do që të rrisë fitimet dhe kjo është një mënyrë mjaft e mirë për ta bërë këtë. Por si do të reagojnë përdoruesit?

Bllokuesit e reklamave mund të eliminojnë reklama të caktuara në llogaritë e përdoruesve që zgjedhin ketë opsion pasi çdo reklamë ka një kod website dhe ata i referohen kodit për ta bllokuar atë.

Në përgjithësi kodi nuk ndryshohet prandaj bllokuesit e kanë të lehtë të monitorojnë reklamat e përzgjedhura. Ndërsa tani Facebook nuk do ti konsiderojë veprime të tilla dhe do ti shfaqë gjithsesi të gjitha reklamat.

Shperndaje