Digjet kabulli elektrik në shkollën 9-vjeçare në Laç, nxënësit nxirren me urgjencë...

Digjet kabulli elektrik në shkollën 9-vjeçare në Laç, nxënësit nxirren me urgjencë jashtë

430
0

 

Digjet një kabull elektrik në shkollën Nr.3 9-vjeçare në Laç.

 

Mësohet se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm dhe nxënësit janë nxjerrë menjeherë jashtë.

 

Sakaq, bëhet me dije se djegia ka ardhur si pasojë e një defekti në sistemin elektrik.

 

Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.