
Dēgjova zëra të mistershëm që bënin zhurmë lart e poshtë, e që dukeshin sikur vajtonin nën zërin e mekur nga dhimbja.
Diçka ka prekur thellë qytetin e tyre!
Dhe ja ku shfaqen bashkë tre nga katër ikonat e artit dhe buzëqeshjes, mungon veç njëri, mungesa e buzëqeshjes se tij ndihet mijëra kilometra larg. Njerëz që vrapojnë dhe ecin kuturu, që flasin me njëri- tjetrin sa nga njëri trotuar në tjetrin, e morët vesh, Meti u largua përgjithmonë! Askush se beson, sy që përplasen e përplasen dhe shpërndajnë heshtjen. Dëgjoj pëshpërima, një nënë e mbuluar me shaminë e bardhë që thotë: Meti shkoi në parajsë, Zoti ynë e çoi atë direkt e në parajsë. Meti ynë iku në natën e shënuar, në Natën e Kadrit. Meti ynë nuk ka vdekur, kush e njohu çelësin e përjetësisë së tij do ta ketë atë çdo ditë para syve, ashtu të qeshur, të veçantë, të dashur e të pangjashëm me askënd.
Meti ynë iku, por ngeli përjetë mes nesh!
Nga Anila Ahmataj