Mjafton një klik, dhe sigurinë e keni aty!

Mjafton një klik, dhe sigurinë e keni aty!

543
0

Duhet ta pranojmë! Interneti na e ka lehtësuar aq shumë jetën, sa shpesh në nënvetëdije pyesim veten se si ia kemi bërë më parë. Shkurt, është një ndër shpikjet me të arrira të njerëzimit.  Dhe tashmë, internetin  çdo kush e ka dhe mund ta ketë me vete, perms nje telefoni të “zgjuar”  sado modest. Me internet mund të mbyllim thuajse pjesen më të madhe të  “kokëçarjeve” të përditshme, nga vendi më komod i mundshëm. Si pagesat e dritave, ujit, qirasë apo kredisë, transfertat bankare, etj.

Por atë mund ta përdorime dhe me zgjuarsisht. Përshembull, për të blerë siguracionin e shtëpisë, të makinës, sigurimin e shëndetit privat, sigurimin e shëndetit në udhëtim, apo çdo siguracion tjetër, mund ta realizoni menjëherë dhe do t’ju marrë vetëm disa minuta kohe, ku do që të jeni, në makinë, në lëvizje, në një takim, në zyrë apo edhe nga aeroporti nëse jeni nisur në udhëtim pa sigurinë e duhur me vete.  Mjafton vetëm një smartphone  apo një laptop, dhe çdo shërbim që lidhet me sigurinë tuaj dhe të pasurisë suaj, është vetëm një klik larg. Kjo ju kursen mundin,  kohën, karburantin, parkimin, për të gjetur zyrën e kompanisë së sigurimit dhe per të blerë siguracionin që ju duhet.

Me internet, çdo gjë është më e thjeshtë, dhe kompanitë e sigurimeve, ua  kanë sjellë në “pjatë” thjeshtësinë, duke ofruar mundësinë që të merrni masa urgjente dhe në rastet kur ju ka dale nga mendja se afatat e polices së sigurimit ju kanë përfunduar.

Por pse nga internet dhe jo nga pikat e shitjes?

Përpos atyre përfitimeve që listova, ju mund të keni edhe përfitime financiare.  Blerja e siguracionit online kushton më lirë, sepse kompanitë ofrojnë shpërblime per blerjet nga faqet e tyre zyrtare, siç janë ulje cmimi apo ofrimi i një siguracioni të dytë falas. Çdo hap është i sigurtë. Mjafton një numër llogarie, plotesimi i të dhënave dhe ju do të keni në email siguracionin e kërkuar, dhe nuk do të keni nevojë të shkoni në kompani për ta marrë atë të printuar.  Çfarë ju mbetet juve? Të zgjidhni kompaninë dhe të  blini sigurinë!

Anisa.B