Vrasja e ish policit, autori i dyshuar “i forti” i rrugës “Myslym...

Vrasja e ish policit, autori i dyshuar “i forti” i rrugës “Myslym Shyri”

580
0

Pas 4 muaj hetimesh është zbardhur vrasja e ish policit Arben Bilali. Sipas policisë së Tiranës në pranga ka rënë 40 vjeçari Gjergji Cukali, i dënuar më parë për disa vepra penale.

 

Në 30 janar të këtij viti, në rrugën ‘’Isuf Banka’’ në Tiranë ish polici u qëllua me breshëri automatiku sa zbriti nga njê automjet për të shkruar në banesën e tij.

 

Gjergji Cukali, i njohur ndryshe si “i forti i rrugës Myslym Shyri” ka qenë i dënuar më parë për veprat penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’”,  “Armëmbajtja  pa leje” dhe “Rrëmbim personi”.

 

 

 

Njoftimi i Policisë

 

Sektori i Hetimit të Krimeve Ndaj Jetës dhe Pronës, në D.V.P.Tiranë, në bashkëpunim me  Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë,  në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datë 30.01.2019, ku në rrugën ‘’Isuf Banka’’ në Tiranë,  është vrarë me armë zjarri shtetasi A.B., 50 vjeç, pas një pune të mirëorganizuar  është arritur të bëhet zbulimi dhe dokumentimi ligjor i kësaj ngjarje, ku është bërë kapja dhe  ndalimi i autorit të dyshuar:

 

Gj. C., 40 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’”,  “Armëmbajtja  pa leje” dhe “Rrëmbim personi”

 

Materialet në ngarkim të shtetasit Gj. C., iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale penale “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje te armeve luftarake”.