Ç’po bëjnë këta të rinjë sot? NGa Anila Ahmataj

Ç’po bëjnë këta të rinjë sot? NGa Anila Ahmataj

542
0

Edhe hapat kur i hedh në të  fshehtë nëse nuk do arrijnë të dëgjohen ata do mundin të lënë gjurmë aty ku shkelin. Sot për fatin e keq këta të rinjë po shkojnë drejtë një humnerë të errët. Ç’po ndodh kështu me ta?  Thua se ka një mungesë vizioni për të ardhmen,thua sikur ëndrrat e tyre jane prerë në mes? Apo janë prerë në mes duke u bërë padashur pjesë e elitës aktuale politike. Fati i tyre është  i lidhur ngushtë me këtë politikë, dhe nuk mund të ndahet sepse ligji i brendshëm i politikës është një dhe unik….”MË NDIQ MUA DHE DO TE JESH I LUMTUR”. Me kalimin e kohës këta të rinj po e humbasin sensin e orientimit me kohën dhe veten e tyre, sepse kjo politikë i ka bërë ata që ta shohin të ardhmen me një vështrim shpërfilles, jo sepse nuk kanë vullnet apo dëshirë për jetën, por sepse janë të lodhur nga ky realitet i hidhur. Dikur thuhej se rinia është garant për të adhmen e vendit, por sot ata si lë kush që të jenë e  ardhmja e këtij vendi. Kjo rini nuk është e paaftë të zhvillojë vendin por bota duket sikur  po  mbaron dhe e ardhmja është në rrezik. Sinqerisht është për të ardhur keq që këta breza sapo vijnë dhe po bien më shumë, kur gjithësecili në mendjen e vet e ka të ngulitur se: Une po studjoj por a do të mundem që ketë diplomë  që po marrë do ta vë në funksion? Këtu nis demoralizimi dhe i bën ata të pafuqishëm ndaj kësaj pyetje që  nuk marrin kurrë përgjigje. Kjo është një  e keqe e madhe jo vetëm për këta të rinj por një  e keqe për popullin dhe të ardhmen e tij, njëkohësisht kjo është një sëmundje që e ha të gjallë njeriun. E keqja më  e madhe  është sepse ata e ndiejnë veten  të pashpresë në këtë shoqëri pa dinjitet, pa mundësi për të jetuar normalisht. Njeriu është një gjallesë që kërkon të mbijetojë dhe gjatë kësaj mbijetese  morali dhe vlerat janë primare të tij. Humbja  e besimit, e shpresës e bën njeriun të mos ketë interes për të ardhmen .Kjo e keqe që ka infektuar tashmë shoqërinë është zhvilluar aq shumë tashmë, saqë ka nevojë për përkujdesje të veçantë. Ç’PO BEJNE KETA TE RINJ SOT? Ata janë në një krizë të thellë shoqërore, tashmë rruga jo vetem është e gjatë, por edhe mjaft e vështirë. Edhe pse shumë e mendojnë që rinia është në fjetje ,unë mendoj se ajo është një motorr zhillimi. Një shprehje  e vjetër thotë :Rinia është  e ardhmja e një vendi, dhe  e ardhmja e një vendi shikohet nga rinia, i dobët është ai që  e humbet vullnetin për të jetuar. Nëse do ta shihnim pjesën tjetër të jetës atëherë po do të na vdiste vullneti dhe më kryesorja shpresa e cila thuhet se vdes e fundit. Rinia është e ardhmja e çdo familjeje,  është e ardhmja e një kombi, ajo vërtet gjendet në udhëkryqet e mëdha të periudhës kohore që ka kaluar tashmë dhe po kalohet por, është një mekanizëm që ushqen të tjerët dhe jo ushqehet nga të tjerët. Ajo është vlera më e çmuar  e një kombi, nëse kjo rini do të vdiste, atëhere ka vdekur një komb. Rinia është ajo që mund të sjellë një zhvillim të vendit , ajo ka forcën e zhvilimit ,përparimit dhe mirëqënies. Që një komb të jetë i gjallë duhet të ketë një rini të shëndetshme .