Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka kritikuar Rusinë për tërheqjen nga marrëveshja ndërkombëtare që lejon eksportin e grurit nga Ukraina e shkatërruar nga lufta.
“Më duhet të fajësoj Rusinë për këtë vendim”, tha Borrell, duke e përshkruar masën si “plotësisht të pajustifikuar” në periferi të një samiti të BE-së me liderë nga Karaibet dhe Amerika Latine.
“Kjo është diçka shumë serioze që do të krijojë shumë probleme për shumë njerëz në mbarë botën,” tha ai.
Shefi i politikës së jashtme të BE-së hodhi poshtë gjithashtu pretendimet e përsëritura ruse se ”sanksionet e BE-së pengojnë eksportet bujqësore ruse si “të pakuptimta”.