Bilbila, zhurmues dhe pankarta/ Përfundon pas vetëm 12 minutash seanca plenare, mazhoranca...

Bilbila, zhurmues dhe pankarta/ Përfundon pas vetëm 12 minutash seanca plenare, mazhoranca kalon mes kaosit “Bastet” dhe ligjin për festat zyrtare

206
0

Ka përfunduar pas vetëm 12 mitash seanca plenare e kësaj të enjteje. Deputetët e opozitës tentuan të bllokojnë punën e Kuvendit duke bllokuar foltoren me pankarta në duar dhe duke krijuar kakofoni me bilbila dhe zhurmues.

Kjo nuk e ka ndaluar mazhorancën të kalojë një nga ligjet më të diskutuara siç është ai për rikthimi e Lojërave të fatit, si dhe shtesën për ligjin në festat zyrtare.

tensionet në sallë u shtuan pasi kryeministri Edi Rama nuk ishte i pranishëm në seancë pas interpelancës urgjente të kërkuar nga PD.

Kryeparlamentarja Nikolla tha se një detyrë e  tillë, i është kaluar Elisa Spiropalit nga kreu i qeverisë.

Arbi Agalliu, deputeti i cili kërkoi interpelancën në emër të PD, tha se një gjë e tillë tregon se Rama po përpiqet të fshihet pas Spiropalit dhe vizitë së Blinkenit.

Akuzë e tillë u hodh edhe nga kreu i PD Edi Rama, i cili në fjalën për mediat pasi doli nga salla, tha se PD do të dorëzojë javën e ardhshme në SPAK një padi ndaj Ramës, lidhur me Inceneratorët.