Berisha voton: Kam informacion se PS po blen vota edhe tani

Berisha voton: Kam informacion se PS po blen vota edhe tani

360
0

Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur votën në kuti tek Liceu Artistik në Tiranë. Ai akuzoi se PS po blen vota edhe momentalisht.

Mesazhi i Berishës

Është Ditë Bajrami. Nderim të madh për ata që agjëruan në muajin e madhënueshëm të Ramazanit. Së dyti; është përsëri një ditë e madhe, festa e demokracisë. Janë zgjedhjet e përgjithshme. Uroj që shqiptarët të votojnë të lirë të vendosin fatin e tyre për 4 vitet që vijnë, për ndryshimin që meritojnë. Në këto zgjedhje shqiptarët përballan në votime me drogën me krimin, por nga ana tjetër i ftoj të ngrihen në lartësinë e guximit, të besimit të tyre. Të bëjnë që të triumfojë vullneti i lirë për mbarë shqiptarët. Kam informacione se eksponentë të partisë siçiliste po blejnë vota. Kam informacione se kjo po ndodh në Bradashesh në Kostil të Elbasanit, në Durrës, etj. Qytetarët duhet ti denoncojnë, ti filmojnë blerësit e votave, dhe të përballën me rreptësinë e ligjit.