Basha qytetarëve: Do të keni në duar fatin e politikanëve; ndryshimet kushtetuese...

Basha qytetarëve: Do të keni në duar fatin e politikanëve; ndryshimet kushtetuese të pandalshme

184
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një takim me banorët e njësive 4 dhe 8, në Tiranë, theksoi se tashmë pas betejës së fituar me Republikën e Vjetër, Kodi Penal dënon ashpër shitblerjen e votës.

Më 18 maj, shtoi Basha, Republika e vjetër firmosi rënien e saj. “Ka rënë Republika e Politikanëve të fortë që kishin në duar qytetarët, dhe tashmë po nis Republika e Qytetarëve, të cilët përmes ndryshimeve kushtetuese do të kenë në dorë fatet e politikanëve. Deri më sot ka qenë fakt, që politikanët kishin në duar fatin e qytetarëve, por sot me ndryshimet kushtetuese që do të bëjë Republika e Re, do të ndryshojë fati i kësaj çësthje dhe politikanët do të jenë në duart e qytetarëve”, shtoi Basha.

Ai tha se Rama nuk mbajti premtimin për 300 mijë të punësuar. “Papunësia u rrit, fasadat kushtuan 400 milionë euro, ÇEZ-i mori pa fund para nga xhepat e shqiptarëve, mbi 550 milionë euro në pesë duar për shëndetësinë. Kohën e kishte, votat i kishte në Kuvend, e çfarë bëri, fasada. Prioriteti juaj është arsimi, punësimi, shëndeti, ai leu fasada”, vijoi Basha