Basha i hakërrehet Ramës: Ti që e do Shqipërine o patriot i...

Basha i hakërrehet Ramës: Ti që e do Shqipërine o patriot i madh, ku i ke 10% të shqiptarëve sot?

440
0

Kanë precipituar në akuza të ashpra dhe në ngritje zëri replikat e sotme në Kuvend mes Ramës dhe Bashës. Kreu i opozitës Lulzim Basha tha sot nga foltorja e Kuvendit se Rama qeveris me krimin ndaj edhe Shqipërisë i kanë vënë damkën e zezë. Po ashtu, Basha u shpreh se tani që gjithë Shqipëria dhe Evropa janë alarmuar, kryeministri po përpiqet të ndezë ndjesi antievropiane mes shqiptarëve duke u thënë se evropianët janë rracistë dhe si duan shqiptarët. “Ti që e do shumë Shqipërine o patriot i madh, ku i ke 10% të shqiptarëve sot? Janë azilantë, nuk i sheh kur ikin nga sytë këmbët nga Shqipëria që ke ndërtuar ti.  Shqipëria kapi në 4 vite të gjitha rekordet e zeza të krimit. Interpoli e shpalli prodhuesin dhe furnizuesin kryesor të marijuanës në Evropë. Interpoli dhe DASH e përcaktuan si korridor kryesor të heroinës. Tani që gjithë Shqipëria dhe Evropa janë alarmuar, kryeministri po përpiqet të ndezë ndjesi antievropiane mes shqiptarëve duke u thënë se evropianët janë rracistë dhe si duan shqiptarët. Streha e fundit maskarallëkut është pseudopatriotizmi, kjo është streha më e fundit ku është strehuar Rama. Jo të flasësh për pakte e stërpakte që i hodhe në erë. Bëhu gati se siç tu rrëzua karrigia sot, shumë shpejt do të rrëzohen këmbët e karriges”. – tha ndër të tjera Basha.