Ballist Morina-Koha e diplomacise kombetare dhe jo lojerave politike! Nga Albina Deda

Ballist Morina-Koha e diplomacise kombetare dhe jo lojerave politike! Nga Albina Deda

524
0

(Pertej nje apeli njerezor)

Eshte absurd,arbitrar e arrogant veprimi i gjykatave kroate per rastin Morina. Nje gjest i perkthyer ne urrejtje nacionale kur plehrat e Serbise te prirura nga huligani Bogdanoviç hyne ne fushe dhe goditen sportistet tane. Deri sot gjykatat shqiptare nuk kane leshuar mandat arresti nderkombetar per keta kriminele. Por me e çuditshme dhe e pafalshme eshte loja politike e qeverise shqiptare dhe e kumbarit te presidentit serb Vuçiç,Edi Rama i cili ne vend te reagimit energjik shteteror e diplomatik po e zvarrit problemin me konspiracion te plote per ta shfrytezuar politikisht. Ballist Morina nuk mund te behet kurban i kumbarise se Edi Rames dhe Serbise,siç ndodhi ne ndeshjen e Elbasanit ku u arrestua per te treguar e deshmuar besnikerine e kryeministrit ndaj sllavizmit serb. Une e pershendes aktin e sotem te presidentit shqiptar nese eshte vertet i veshur me seriozitetin qe mban problemi. Jam e sigurt se populli kroat i cili eshte ndihmuar si askush nga shqiptaret ne luften kunder ushtrise serbe do reagoje. Por ata qe do reagojne ne rast te nje ekstradimi ne Serbi do te jene shqiptaret. Nuk do te jete reagim si halabaket e Serbise por nje revolte mbare kombetare qe do komplikoje qetesine dhe ekuilibrat ne rajon. Sot si moter shqiptare une jam me Ballist Morinen. Ai eshte tashme kauze e krenarise tone shqiptare qe do fituar me ç’do kusht.