Razije Musa, mamia e famshme që i ka kushtuar jetën profesionit! Një...

Razije Musa, mamia e famshme që i ka kushtuar jetën profesionit! Një rrëfim për karrierën dhe jetën

523
0

 

Nga Eglantina Alliaj

 

Ajo njihet në shumë vende si njeri i përkushtuar ndaj profesionit, punës dhe jetës. Razije Musa është mamia që i ka kushtuar jetën profesionit dhe që është kujdesur për shumë fëmijë personalitetesh. Ajo ka shpirt humanisti të shpërfaqur nga sjellet e saj filantrope. Edhe pse është një grua e suksesshme, dhe këtë sukses e ka arritur fal përkushtimit ndaj profesionit të saj, zonja Musa është shumë modeste. Gjatë bisedës, fjalët dhe mesazhet e saj janë insipirim për cilëdo vajzë, grua që kërkon të eci para në jetë. Tashmë jeta e saj është mes Kosovës dhe Anglisë, por kjo nuk e pengon aspak që zonja Razije Musa të këshillojë nënat e reja në mbarë globin, që sapo kanë sjellë në jetë një fëmijë, sepse pasioni dhe dashuria për profesionin janë të pashuara për të. Vështirësia e saj më e madhe gjatë karrierës për zonjën Razije Musa, ishte mosndërhyrja në punën e saj, dhe kjo më pas është përkthyer në sukses.  Nëpërmjet këshillave që i jep ajo nëpër rrjete të ndryshme sociale, Razije Musa mundohet t’i ndihmojë të gjithë ato nëna që e pyesin për problemet me të cilat ballafaqohen ato. Nuk ka ndodhur që Razije Musa te ketë kërkuar shpërblime për punën që e bënë. Asnjëherë nuk i kanë munguar dekoratat, vlerësimet nga instutucionet dhe falënderimet nga prindërit, dhe për këtë ajo ndihet njeriu më i lumtur në çdo vend që ka punuar. “Jam ndier shumë e vogël në krahasim me çfarë kam parë, por vlerën ma shtonte profesioni im, ku të gjithë më admironin për profesionin. Çdo njeri duhet të bëjë atë që  e do më së shumti, dhe aty nuk ka për të munguar kurrë suksesi”-shprehet gjatë intervistës zonja Razije Musa. Mesazh dhe fjalë që të inspirojnë në jetë.

 

Zonja Musa, faleminderit që pranuat të jepni këtë intervistë për ne. Jeni një grua e suksesshme dhe me një karrierë për tu patur zili. Si ka nisur rrugëtimi juaj?

 

Jam diplomuar në Mitrovicë, në vitet 1971-1972, në fushën e mjekësisë,  për mami. Në Kosovë kam punuar 10 vite në maternitet në Mitrovicë-Podujevë. Më pas kam shkuar në Libi, kam punuar 10 vite, në maternitetin e Libisë, kjo pasi një komisionin i Libisë përgjodhi më të mirët në Kosovë në fushën e mjekësisë. Pasi u përzgjodhëm ,ishte hapja e një spitali ushtarak në Libi. Në këtë ekip ishin doktorët më të mirë të Kosovës, po ashtu u përzgjdh edhe stafi që do i ndihmonte këtyre mjekëve. Në Kosovë kam kryer punën e mamisë kryesore, në Podujevë, deri në vitin 82, pastaj lëviza në Libi, ku edhe aty u dekorova me mirënjohen si punëtore e shkëlqyer e maternitetit.

 

A ishte e vështirë të punoje në profesionin tënd, por  ë një vend tjetër, në këtë rast në Libi?

Pasi i mbyllën shkollat në Kosovë, u dashta me i lënë fëmijët pa ndonjë kualifikim jetësor, prandaj vendosëm të shkojmë në Londër. Fëmijët nisën shkollimin, dhe unë fillova punën si mami e maternitetit.

Çdo shtet apo kontintet i ka ndryshimet e veta që asnjëra nuk ngjan me tjetrën. Përshembull, Kosova, kur isha në punë në sallë të lindjes, më konsideronin shumë të re, çfarë do të bëjmë ne me ty, por në fund ishte suksesei im dhe falënderimi nga pacientët e mi. Në Libi ishte vështirësi gjuha, kur ndoqëm të gjithë një kurs ssesi duhet të komunikojmë me pacientët. Pasi filluam të punojmë çdo gjë ishte në rregull, sepse e dija profesionin dhe kaluam pa pengesa.

 

Lëvizja juaj, nga Libia në Londër, mund të na rrëfesh nisjen e punës në shtetin anglez?

Ardhja ime në Londër, ishte shumë më e vështirë, sepse më mumngonte dija e gjuhës angleze, edhe këtu bëra një kurs gjashtë mujor, dhe menjëherë nisa punën, sërish në profesionin tim, por tani me të porsalindurit dhe me nënat. Anglia na kanë pritur me shumë dinjitet dhe respekt.

Një vështirësi më e madhe ka qenë kur nuk kam lejuar askënd të ndërhyjë në profesionin tim.  Punoja me një bankier shumë të famshëm, ku nëna e fëmijës kishte marrë dikund informacion që të ndërroj qumështin pasi femija kishte vjelllë dy ditë. Më pyetën dhe ju thashë që nuk duhet ndërruar qumështi, por pyesni pediatrin, kur e pyetën pediatrin, u tha të njëjtën gjë. Kur bankieri më pyeti nga je, dhe i tregova, më tha çuditërisht ju nga Europa nuk doni tu përzihet dikush në profesion dhe jeni të suksesshëm.

 

Të gjithë ju njohin si mamia e famshme që keni punuar në oborrin mbretëror. A është vështirë të punosh me njerëz të famshëm…

Pasi fillova të punoj me njerëz publikë dhe aktorë mu dha rasti të njoh shumë personalitete, psh, kam punuar me nipërit e Roxher Murrit, ku kam qëndruar tre muaj në Zvicër ku dhe atë e kam takuar personalisht, dhe për mua ishte një kënaqësi. Këta më propozuan të punoj në Los Angelos tek Ricard Brain, rregjisori i i filmit të Tina Turner, kështu që gjithmonë jam sjell në këta emra të famshëm. Ishte e lehtë për mua sepse u mësova si të sillem me shtresa të larta të Anglisë, vështirësi po, por e tejkalova. Tek fëmijët e oborrit mbretëror kam qenë tre muaj, ku u njoftova si sillen aristokratët, dhe si vlerësohet puna e një mamie.

Jam ndier shumë e vogël në krahasim me ëfarë kam parë, por vlerën ma shtonte profesioni im, ku të gjithë më admironin për profesionin. Çdo njeri duhet të bëjë atë që  e do më së shumti, dhe aty nuk ka për të munguar kurrë suksesi.

 

Ju keni botuar edhe një libër të titulluar “Si trajtohet I posalinduri”..

Fama ime u rrit aq tepër saqë shumë punë i kam refuzuar për shkak të obligimeve të tjera familjhare, këtu inspirova që të duhet ta shkruaj një libër: Si të trajtohet i posalinduri, dhe e shkruajta librin që u shpall në Kosovë në vitin 2018,  libri më i lexuar. Ky ishte suksesi im që nuk e prita, që aq nevojë kanë prindërit shqiptarë ta kenë këtë libër. Dy herë është ribotuar, do të ribotohet edhe në Shqipëri.

 

E keni ndier brenda vetvetes vlerësimin dhe mirënjohjen e njerëzve?

Jam nëna më e lumtur që në çdo vend që kam punuar kam mirënjohen nga prindërit ose nga punëtorët, ose drejtoritë ku kam punuar. Nuk më kanë munguar dekoratat.  Kënaqësia ime është më e madhe, që në çdo shtet ku kam punuar, që me shumë respekt dhe dashuri e kam kryer punën që thuhet se është puna më e ndjeshme dhe më e shtrenjtë për prindërit.

 

Çfarë do kishit bërë ndryshe nëse do ritheheshit në kohë?

Do kisha bërë këshillimore për nënat shtatzëna dhe si të trajtohet lindja dhe paslindja, dhe trajtimi i të posalindurit. Do i kisha bërë të detyruara nga shteti, që ansjë grua mos të vij në spital, nëse nuk ka qenë paraprakisht në këshillimore për nëna. Kosova ka shumë nevojë për këtë shërbim.