Ambasada e Shtetit të Palestinës në Shqipëri, ka hapur dyert e saj...

Ambasada e Shtetit të Palestinës në Shqipëri, ka hapur dyert e saj për të përkujtuar “Ditën e Tokës Palestineze”

518
0

Për 3 orë, ambasadorë të vendeve të ndryshme, atashe, gazetarë, përfaqësues të besimit, jurist, vizituan mjediset e ambasadës dhe takuan ambasadoren Shkëlqesinë e saj, Hana Shawa.

“Dita e hapur” u mbajt në datën 1 prill, ndërsa populli palestinez përkujton çdo vit Ditën e Tokës, në datë 30 mars. Kjo ditë përkujton gjashtë të rinj palestinezë, të cilët ranë dëshmorë në përgjigje të vendimit të pushtimit izraelit për të konfiskuar 21,000 dynym tokë të zonave Galile dhe Negevit, më 30 Mars 1976.

Kjo ditë u bë dita e përkujtimit të përjetësisë dhe mishërimit të lidhjes së fortë të popullit palestinez pas tokës dhe atdheut të tij, si dhe përjetësim për dëshmorët e “Ditës së Tokës”.

Përkujtimi I këtij përvjetori ka një bilanc shumë të dhimbshëm për vetë palestinezët. Ku pushtimi izraelit kontrollon më shumë se 85% të territoreve historike të Palestinës.
Sipërfaqja e përgjithshme e Palestinës historike është 27,009 km2. Sipërfaqja e shtetit të propozuar të Palestinës në territoret e pushtuara në vitin 1967 (Bregu Perëndimor dhe Rripi i Gazës) është 6,209 km2 dhe përbën 22,95% të sipërfaqes historike të Palestinës dhe ndahet si më poshtë vijon:

Sipërfaqja e Bregut Perëndimor është 5.844 km², e cila përbën 21.6% të sipërfaqes totale të territoreve historike të Palestinës.
Sipërfaqja e Rripit të Gazës është 365 kilometra katrorë dhe përbën 1,35% të sipërfaqes totale të territoreve historike të Palestinës.
Numri i banorëve palestinezëve në fund të vitit 2021 arriti rreth 13.8 milionë banorë.
Rreth 5 milion e 300 mijë palestinezë jetojnë në Bregun Perëndimor, përfshi Jeruzalemin Lindor dhe Rripin e Gazës.

1 milion dhe 700 mijë palestinezë jetojnë brenda territoreve të pushtuara në vitin 1948.
Numri i refugjatëve palestinezë që jetojnë në diasporë, që nga viti i Nakba-s (Katastrofës) (1948) dhe Naksa (Lufta e 5 Qershorit 1967), është rreth 7 milionë, ku rreth 6 milionë e 300 mijë prej tyre jetojnë në vendet arabe dhe rreth 750 mijë në vendet e huaja.

Bazuar në të dhënat e Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Punë për Refugjatët Palestinë (UNRËA); rreth 28.4 për qind e refugjatëve palestinezë jetojnë në 58 kampe zyrtare të UNRËA, të cilat janë shpërndarë 10 në Jordani, 9 në Siri, 12 në Liban, 19 në Bregun Perëndimor dhe 8 në Rripin e Gazës.

Gjatë vitit 2021, pushtuesit izraelitë kanë ndërtuar më shumë se 12 mijë njësi koloniale vendbanimi dhe kanë prishiur 1,058 ndërtesa dhe objekte të Palestinezëve.
341 dëshmorë dhe rreth 8 mijë të burgosur gjatë vitit 2021

Më shumë se 1.600 sulme të kryera nga kolonistët gjatë vitit 2021
Gjatë vitit 2021, janë miratuar projektet për sekuestrimin e 2.050 pronave të palestineze.
Gjatë vitit 2021, numri i dëshmorëve në Palestinë arriti në 341, prej tyre 87 fëmijë dhe 48 gra, ndërsa numri i të plagosurve arriti në 12.500 të plagosur.

Numri i pengjeve palestinezë në burgjet e pushtuesve izraelitë, deri në fund të muajit Shkurt 2022 arriti në 4.400 pengje, (prej të cilëve 160 janë fëmijë, dhe 33 femra).
Gjatë vitit 2021, autoritetet pushtuese arrestuan rreth 8,000 qytetarë palestinezë në të gjitha territoret palestineze, në mesin e të cilëve ishin rreth 1,300 fëmijë dhe 184 gra.
Ndërsa numri i urdhrave të paraburgimit administrativ ndaj shtetasve palestinezë që nuk janë akuzuar për asnjë vepër ka arritur në 1.595 urdhëra.

Bazuar në këto të dhëna që palestinezët kanë vuajtur, kanë prekur zemrat e vizitorëve në mjediset e ambasadës së Shtetit të Palestinës të cilët jo vetëm shprehën solidariteitn e tyre por edhe shprehën urimet e tyre që së shpejti Palestina të jetë e lirë.