Aksidenti i rëndë, ne Labinot Fushë, Elbasan

Aksidenti i rëndë, ne Labinot Fushë, Elbasan

416
0

Të paktën dy persona janë plagosur si pasojë e një aksidenti në rrugën Elbasan-Librazhd. Nga raportimet mësohet se aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm, pranë fshatit Labinot Fushë.

Një makinë ka dalë nga rruga dhe ka pësuar dëmtime të shumta.

Një person është transportuar me urgjencë për në spital, ndërsa për një tjetër është dashur ndërhyrja e specializuar për ta nxjerrë nga makina.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.