Administrata duhet të ketë frikë ligjin, jo Ramën/ Nga Edmond Arizaj

Administrata duhet të ketë frikë ligjin, jo Ramën/ Nga Edmond Arizaj

750
0

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar të denoncohet nga qytetarët administrata shtetërore. Me emra. Me çështje. Me institucion. Ankesa i shkon drejtëpërdrejtë edhe vetë kryeministrit. Edhe për sjelljen. Të dhënat do të përpunohen nga grupi i punës që ështëcaktuar për rishikimin e administratës shtetërore. Nuk e kuptoj pse duhet ky lloj terrori mbi administratën shtetërore. Kjo përhapje frike me valë të stërmëdha. Duket sikur kryeministri e ka vënë administratën në një kuti qelqi, ku mund të kalojë kushdo dhe të hedhë një grusht baltë. Më e pakta. Dhe ç’është më e keqja, balta nuk ngjitet në nivelet e larta, sepse “ata lartë” nuk kanëpasur të bëjnë me popullin, kanë sekserët për këtë. Por sekserët natyrisht që nuk denoncojnë. A nuk do të ishte më mirë, që nëvend të këtij denoncimi popullor, të formohej një task forcë, e varur dhe e urdhëruar direkt prej Ramës, apo kujt të donte dhe besonte ai, e cila të inspektonte dhe kontrollonte pasurinë e gjithëadministratës në 10 vitet e fundit, ku e kanë, si e kanë vënë, etj, dhe nëse duhet túa sekuestrojnë e t’ia kalojnë buxhetit të shtetit. Sepse pandëshkueshmëria, por veç zëvendësimi janë tashmëmodë 30 vjeçare në këtë vend. Nuk ka risi. Tjetër. Besoj shumë e rëndësishme. Mos vallë grupi i punës në qeveri, po zëvendëson gjykatat, ndërsa Rama mbi të gjithë?! Administrata, sipas kësaj qëpo ndodh, nuk do të ketë më frikë nga ligji, por nga Rama, mos e denoncon dikush tek ai, për sjellje të keqe, apo mitmarrje etj. Po ligji? Po gjykatat? Po shteti ligjor? Po shteti i së drejtës? Kjo mëduket e frikshme. Më kujtohen me dhjetëra dëshmi, tregime e ngjarje të dëgjuara, që rrëfenin se si dikur një letër t’i dërgoje Mehmet Shehut për një ankesë, apo padrejtësi, ai të jepte zgjidhje se ishte burrë. Kam nënqeshur përherë, por pa u lodhur t’u shpjegoja rrëfimtarëve se kryeministrit të komunizmit nuk i kushtonte asgjë të ndëshkonte një zyrtar shteti, nëse kjo i shërbente ngritjes së kultit të tij, që gjithsesi do të binte akoma mëi rëndë mbi rrëfimtarin. Mos po na përgatitet sërish kjo supëpolitike? Në një shtet ligjor, kushdo që ka probleme me administratën, shkon në organet e drejtësisë bën denoncim dhe janë gjykatat që peshojnë ku dhe si anon e drejta. Tashmë pas fillimit të zbatimit të vetingut, edhe skepticizmi mbi dhënien e vendimeve të gjykatave shpresojmë të nisë të zbehet. Atëherë pse është e nevojshme që qeveria të marrë atributet e gjykatës për ankesat e njerëzve kundrejt administratës?! Shpresoj, shpresoj shumë, që e gjitha kjo të jetë vetëm për dy-tre muaj, aq sa tëbëhen zëvendësimet e nevojshme në administratë. Sepse nëse vazhdon…

 

Tjetër. Kush do ta mbrojë administratën nga akuzat e ardhura? A e kanë të drejtën të pyeten? A do ta kenë të drejtën e fjalës? Apo thjesht do tú besohet denoncuesve, që ndonjëherë nuk janë dhe aq të sinqertë. Kush do ta mbrojë dinjitetin e administratës? Si do “dënohen” këta njerëz? Si gjyqet e dikurshme? Jemi totalisht nëerrësirë, sepse dimë vetëm majën e ajsbergut, nga ajo që ka Rama në kokë e që përmblidhet në pak fjalë: denoncime, grup pune, kryeministër, s’keni parë gjë akoma. Me mend mund të marrim vetëm që furtuna më e madhe do të bjerë mbi të punësuarit nëemër të LSI-së. Kjo është puna e Ramës se si e organizon punën, ai është fituesi total i zgjedhjeve, dhe atij i takon të përgjigjet përballë kërkesave të elektoratit të tij fillimisht dhe më pas gjithëshqiptarëve. Por përplasja partiake është tjetër, dhe intimidimi i administratës është tjetër. A është e njëjtë sjellja në shkallë tëndryshme të administratës? Këto katër vjet treguan që jo. Mund tëhiqet për një fjalë goje, për një inat, për fjalë të një maskarai (dhe ka plot të tillë që shpifin ndaj punonjësve) një punonjës i shkallës mesatare në hierarki, dhe nuk preket aspak një zyrtar i lartë, pavarësisht gjithçkaje të thënë (sepse edhe denoncimet që po kërkohen dhe po vërshojnë, fjalë janë). Për zyrtarin e lartë, shprehja më e dëgjuar ka qenë: Çoje në prokurori. Për atë tjetrin, shkarkim i menjëhershëm. E shihni që diçka çalon këtu. Dhe jo pse të vret këpuca. Por sepse nuk vepron e drejta. Dhe në këtësistem që kemi vendosur, e drejta vendoset në gjykatë. Qeveria qëvjen në pushtet, bën politikat, jo ekzekutimet. Se psh, këto ofertat që u nisën të bëhen; kush do t’i japë vendit, të më bëjë njëmesazh, sikur tingëllojnë më shumë populiste se duhet, madje groteske, sidomos pas zgjedhjeve. Mjafton që konkurset dhe emërimet të mos bëhen politike, dhe ata që kanë bagazh, vijnë e konkurrojnë vetë. Siç ka dëshirë ta përssërisë sa herë vetëkryeministri: problemi është tek sistemi. Siç edhe e pa vetë, shqiptarët mendojnë se gjithçka mund të zgjidhë vetëm kryeministri, njësoj si Mehmeti dikur. Do ishte mirë që Rama tëmos e ushqente shumë këtë mentalitet që ende nuk po shkulet nga shpirti dhe mendja e shqiptarëve. Administrata dhe kushdo nuk duhet të kenë frikë nga Rama, mos i prishin qejfin kryeministrit, apo mos kundërshtojnë të parin e qeverisë, por duhet të tremben nga ligji, mos thyejnë ligjin. Sot mund të shajmë gjithë ditën Saimir Tahirin, por ama pa e hequr rripin e sigurimit. Të shohim nëse administrata do të spastrohet vetem nga kundërshtarët, apo edhe nga tëpaaftët, të korruptuarit dhe partiakët.