Një grua 38 vjeçare ka treguar se ka rënë në dashuri me shefen e saj dhe se në të njëjtën kohë është e martuar dhe ka dy fëmijë. Ajo rrëfen për “Dear Deidre” në “The Sun” se dhe pse ka një qasje të drejtë (pëlqen meshkujt) ajo ka një pëlqim ndaj saj. Bashkëshorti i saj e trajton shumë mirë prej 10 vitësh. Ajo rrëfen ngjarjen sesi ka nisur e gjithë kjo dhe nuk mundet ta ndalojë.
Ja rrëfimi i saj:
“Unë jam 38 kurse ai 41. Kemi dy djem, gjashtë dhe tetë vjeç. Në fillim të këtij viti, fillova një punë të re dhe më duhet të punoj shumë me shefen time, e cila është 43 vjeç.
Gjithmonë kemi shkuar mirë bashkë dhe gjatë karantinimit kemi folur pafund nëpërmjet telefonit, në ‘Zoom’ dhe jemi afruar akoma e më shumë. Ajo është e divorcuar dhe beqare. Kur pati disa probleme shëndetësore, unë isha personi që ajo i besoi më shumë.
Pasi ajo u shërua plotësisht, ne dolëm për të pirë diçka pas pune për të festuar. Të dyja kishim pirë më shumë se ç’duhet dhe papritur përfunduam duke i puthur jashtë lokalit.
Nuk mund ta përshkruaj dot sa çfarë ndjesie më dha. Ishte e magjishme. Që atëherë, ne jemi puthur dhe përqafuar dy herë gjatë netëve që kemi dalur jashtë. Mezi i mbajmë duart larg njëra-tjetrës kur jemi në punë.
Ndihem shumë konfuze. Unë nuk jam lezbike dhe nuk kam pasur kurrë ndjenja për një grua tjetër. Të njëjtën gjë më thotë dhe ajo. Është më e thellë se sa një tërheqje seksuale. Më duket sikur ajo është shpirti im binjak.
Mendoj për të çdo minutë të ditës dhe nuk di si të ndalem. Ajo ndjen të njëjtën gjë si unë dhe më ka thënë. Shumë shpejt do të shkojmë në një konferencë së bashku dhe e di se do jetë e pashmangëshme që ne te dyja do të përfundojmë duke bërë seks. Mendimi më emocionon por edhe më bën të ndihëm shumë keq.
Kam frikë se do të shkatërroj martesën time dhe se njëra nga në ose të dyja mund të humbasim punën. Ndoshta do më duhet të largohem, por mua më pëlqen kjo punë dhe nuk dua të heq dorë prej saj.
Pastaj, unë nuk dua të lëndoj burrin tim ose të shkatërroj jetën e fëmijëve të mi. Martesa jonë është pak e mërzitshme, por nuk mund ta imagjinoj jetën time pa të.
Si mund të jetë kaq e dhimbshme diçka e bukur? A është e mundur të duash dy njerëz në të njëjtën kohë?”.
“Dear Deidre” thotë:
“Ju mund të keni një tërheqje ndaj të njëjtit seks edhe nëse nuk jeni homoseksual dhe nuk jeni ndjerë kurrë në këtë mënyrë më parë. Unë mund t’ju ndihmoj me problemet e biseksualitetit.
Por nuk qëndron problemi tek gjinia e saj. Zgjedhja për të qenë me këtë grua do të shkatërrojë martesën tuaj dhe do të ndajë familjen tuaj. Dhe, siç thoni ju, kjo mund të ndikojë gjithashtu në karrierën tuaj.
Të duash dy njerëz zakonisht do të thotë se të mungon diçka në një marrëdhënie. Ju e pranoni se martesa juaj është e mërzitshme. Ndoshta duhet të përpiqeni ta bëni pak më pasionante atë.
Flisni me shefen tuaj dhe tregoi që duhet t’i jepni fund kësaj romance para se të jetë tepër vonë. E di që ju pëlqen puna juaj, por mendoj se mund të jetë më e arsyeshme nësë të filloni të kërkoni një të re.”