49-vjeçe por Naomi Campbell ende nuk është gati për tu bërë nënë

49-vjeçe por Naomi Campbell ende nuk është gati për tu bërë nënë

331
0

 

Ajo është një nga supermodelet më të mëdha në botë dhe që i ka rezistuar tregut për shumë vite.

Naomi Cambell ka një karrierë të suksesshme. Por për sa i përket jetës private ende nuk ka krijuar një familje. Pavarësisht se është 49-vjeçe, ylli i pasarelave shprehet se ende nuk është gati të bëhet nënë.

Në një intervistë për WSJ. Magazine, bukuroshja britanike u shpreh: “Naomi të ketë fëmijë, ende jo, do të shoh se çfarë më sjell universi.”

Ndërsa foli edhe për jetën e saj si beqare.

“Të jesh vetëm nuk do të thotë të jesh i vetmuar. Nuk kam kohë të mërzitem dhe nuk kam kohë të ndihem e vetmuar,”-shtoi modelja.

Namoi shtoi se privatësia për të është shumë e rëndësishme për sa i përket jetës personale dhe lidhjeve.

“Privatësia është e rëndësishme për të njohur njëri-tjetrin. Gjithmonë shqetësohesha se puna ime nuk do ta lejonte këtë. Por ka shumë mënyra, këtë e mësova nga Robert De Niro,”-tha ajo.