13 familjet që kanë në dorë gjitha paratë e botës: Forcat hije...

13 familjet që kanë në dorë gjitha paratë e botës: Forcat hije prapa Rendit të Ri Botëror

835
0

familjet-300x169Forcat hije pas rendit të ri botërorë paraprakisht janë duke ndjekur një agjendë të ngadaltë për të kontrolluar totalisht njeriun dhe resurset e planetit tonë. David Ike ka thënë, “me hap të ngadaltë drejt totalitarizmit”, sepse ata po bëjnë hapa shumë të ngadaltë drejt skllavërimit total të njeriut.

Si rezultat, turmat e njerëzve nuk janë në dijeni të faktit se liritë e tyre po reduktohen gradualisht, në një kohë që fuqia e oktapodit të rendit të ri botërorë po rritet gradualisht.

Diku në majë të piramidës, një organizatë ektremisht elitare, që njihet si “Këshilli i 13 Familjeve”, orkestron ngjarjet më të rëndësishme botërore. Ky Këshill përbëhet nga 13 familjet më me influencë të globit.

Një numër gjithnjë e më i madh i njerëzve po bëhen gjithnjë e më shumë të vetëdijshëm që 99% e popullsisë botërore kontrollohet nga një elitë prej 1%, por Këshilli i 13 Familjeve konsiston në më pak se 1% e elitës prej 1%, dhe asnjëri i gjallë nuk mund të aplikojë për anëtarësim.

Ata mendojnë se janë caktuar të na qeverisin, sepse, janë pasardhësit e drejtpërdrejtë e zotëve të vjetër, dhe e konsiderojnë veten e tyre si mbretërorë.

Këto familje janë:

Rothsçild

Brus

Kavendish (Kenedi)

De Mediçi

Hanover

Krup

Plantagenet

Rokfeler

Romanov

Sinklar (St. Clair)

Uarburg (del Banco)

Uindsor (Saxe-Coburg-Gothe)

Dinastia Rothsçild është padyshim më e fuqishmja, vlerësohet se pasuria e tyre shkon rreth 500 trilion dollarë.

Këto familje e ushtrojnë kontrollin përmes perandorisë së bankës botërore, e cila është thuajse tërësish në pronësi të tyre.

Shpërlarja e trurit

Një tjetër mjet i skllavërimit në masë që këto familje përdorin kundër nesh është sistemi arsimorë. Shkollat nuk po kryejmë më funksionin e duhur, fëmijët mësohen që të memorizojnë pa u menduar dhe të binden pa u pyetur.

Skllevërit e sotëm

Sistemi financiarë ka skllavëruar specien njerëzore dhe tani ne përdoremi si skllav-monedhë. Punojmë nga 8,12 dhe më shumë orë në ditë, në ambiente stresuese, të pa stimuluara nga diçka kreative apo konstruktive. Në të shumtën e rasteve, i vetmi motivim që të bën të shkosh në punë është paga e radhës – pavarësisht se sa fort punojmë, duket sikur asnjëherë nuk kemi mjaftueshëm para.

Keni menduar ndonjëherë se përse korporatat e mëdha paguajnë me miliona dollarë drejtorët ekzekutiv, dhe pjesën tjetër të punonjësve e paguajnë sa më pak të munden?

Kjo është e dizenjuar me kujdes, sepse një person që është vazhdimisht në tehun e mbijetesës, nuk do ketë kurrë kohë për t’u vetë-edukuar, për të analizuar vetveten dhe për t’u zgjuar shpirtërisht!

A nuk është ky qëllimi kryesorë i yni? Që të bëhemi qenie shpirtërore – dhe këtë nuk e lidh me fetë apo të bëhemi fetarë – dhe ta plotësojmë ciklin e mishërimit.

Ata nuk kanë nevojë për njerëz të edukuar, që të jenë në gjendje në mendojnë në mënyrë kritike dhe të kenë qëllime shpirtërore. Jo, këto lloj njerëzish janë të rrezikshëm për ta!

Ata duan robotë që të binden, të jenë mjaftueshëm inteligjentë sa të bëjnë punën e tyre dhe ta mbajnë sistemin në këmbë, por të jenë mjaftueshëm budallenj, sa kurrë të mos bëjnë pyetje.

Paraja është “syri” i djallit

Të gjitha problemet e botës së sotme i kanë rrënjët në plagën financiare: luftërat janë me leverdi ekonomike, sëmundjet janë fitimprurëse, grabitja e globit është fitimprurëse, skllavëria njerëzore dhe puna kafshërore janë fitimprurëse.

Liderët tanë janë korruptuar nga paratë dhe misioni ynë kolektiv njerëzorë mbi tokë është goditur nga paraja, transmeton mapo.

Pra, përse na nevojitet sistemi financiarë, që të jetë në vend të parë? Nuk na nevojitet. Planeti ynë nuk na taton as edhe një qindarkë kur përdorim resurset e tij natyrore.

Shperndaje