111-vjeçi Bakir bën Bajram me 110 pasardhësit e tij

111-vjeçi Bakir bën Bajram me 110 pasardhësit e tij

742
0

bajram_1473809215-2043210

Në Mush të Turqisë, 111-vjeçari Zubeyir Bakir ka përjetuar gëzimin e të uruarit Bajramin së bashku me shtatë fëmijët dhe 110 nipërit, mbesat dhe stërnipat e stërmbesat.

Bakir, i cili jeton në fshatin Kepenek të qytetit Mush, njofton aa, gjatë këtij Bajrami është takuar si me fshatarët, ashtu edhe me shtatë fëmijët, 110 nipat, mbesat, stërnipat e stërmbesat dhe pesë fëmijë nga stërnipat e tij.

Ai në deklaratën për gazetarin e AA-së, e shprehu gëzimin e përshëndetjes tradicionale me fëmijët dhe nipat gjatë ditës së dytë të Bajramit, duke thënë se Bajrami është simbol i unitetit, paqes, vëllazërisë dhe bashkimit.

Bakir tha se bashkëshortja e tij Nazire Bakir me të cilën ka jetuar 76 vite ka ndërruar jetë para 13 viteve.

“Me bashkëshorten time kam jetuar 76 vite. Ajo ndërroi jetë kur ishte në moshën 90-vjeçare. Që nga vdekja e saj, jetoj me fëmijët e mi dhe nipat. Kam shtatë fëmijë, 110 nipa, mbesa, stërnipa dhe stërmbesa dhe pesë fëmijë të stërnipave. Ditën e kaloj së bashku me nipat e mbesat. Fëmijët dhe nipat e mi kujdesen mirë për mua. Me gruan time asnjëherë nuk ia kemi thyer zemrën njëri-tjetrit, por kemi jetuar një jetë të lumtur. E donim shumë njëri-tjetrin”, tha Bakir.

Bakir rrëfeu se kishte mbaruar ushtrinë për katër vite pa marrë leje pushimi asnjëherë. Ai tha se jetesën e familjes e ka mundësuar duke u marrë me bujqësi, duke shtuar se jetëgjatësia e tij ka të bëjë me ushqimin natyror që e ka konsumuar gjatë kohës së tij.

Ai po ashtu nënvizoi se sekreti më i madh i të jetuarit së bashku i bashkëshortëve është mirëkuptimi dhe respekti reciprok. Ai theksoi se mund të ketë disa probleme materiale dhe shpirtërore në mes të bashkëshortëve, mirëpo kjo gjithnjë duhet zgjidhur mes tyre pa u bartur në një dimension më të madh.