Prokuroria e Përgjithshme organizon, për herë të parë në Shqipëri, një Konferencë Ndërkombëtare, me praninë e Prokurorëve të Përgjithshëm të rajonit e më gjerë, me temë “Qasjet e reja hetimore ndaj organizatave kriminale që përdorin internetin”. Në Konferencën Ndërkombëtare, e cila do të drejtohet nga Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë, Adriatik Llalla, krahas kolegëve të tjerë ndërkombëtarë, do të jenë të pranishëm dhe do të referojnë: Gerhard Jarosch, President i Shoqatës Ndërkombëtare të Prokurorëve. James Hamilton, Komisioni i Venecias. Cataldo Motta, Antimafia e Republikës së Italisë. Frederic van Leeuë, Prokurori Federal i Belgjikës, Mehmet Akarca, Prokurori i Përgjithshëm i Turqisë, Aleksandër Lumezi, Prokurori i Shtetit i Kosovës, si edhe Marko Zvrlevski, Prokurori i Përgjithshëm i Maqedonisë Gjithashtu, në Konferencën e 16-të Europiane Rajonale e Shoqatës Ndërkombëtare të Prokurorëve, do të jenë të pranishëm zyrtarë të lartë të Prokurorisë nga Suedia, Finlanda, Irlanda, Sllovenia, Danimarka, Skocia, Italia, Hungaria, etj.