Rama bën të tjera lëvizje në qeveri: Kush largohet dhe kush vjen

Rama bën të tjera lëvizje në qeveri: Kush largohet dhe kush vjen

443
0

Kreu i qeverisë ka larguar disa zëvendësministra, bashkë me ministrat që do t’u lënë vendet të propozuarve të Lulzim Bashës në Qeveri. Të gjitha ndryshimet janë bërë në ministritë ku do të jenë ministrat teknikë të opozitës. Elona Gjebrea lirohet nga detyra e zv.ministres së Brendshme. Në vend të saj emërohet Ravena Bode. Gjebrea është edhe e para në listën e kandidatëve të PS për deputetë në Tiranë. Ervin Mete largohet nga Ministria e Financiave. Në vend të tij emërohet Irena Beqiraj, ish –drejtoresha e përgjithshme e doganave dhe së fundi këshilltare e kryeministrit Rama për ekonominë. Në ministrinë e Drejtësisë largohet Edidian Saliani nga posti i zv.ministrit dhe në vendin e tij emërohet Redina Gjonaj. Në ministrinë e Shëndetësisë emërohet zv.ministre Mira Kapisyzi.