Zyrtare! Gazetari Artan Hoxha rikthehet me emisionin e tij investigativ, ja ku...

Zyrtare! Gazetari Artan Hoxha rikthehet me emisionin e tij investigativ, ja ku do ta shohim tani e tutje

670
0

 

Gazetari investigativ Artan Hoxha do të largohet nga Report Tv drejt televizionit ABC News për një projekt të ri.  Gazetari ka vendosur që të nisë një emision të ri, ku kryefjalë do të jetë investigimi dhe lajmet mbi policinë e “botën e errët” të krimit.

 

Tashmë çdo gjë është zyrtare dhe nga ana e televizionit kanë nisur përgatitjet për sfidën e re të gazetarit Hoxha.

 

 

Artan Hoxha është një nga gazetarët më të dëgjuar të kronikës së zezë, pasi prej vitesh ka publikuar investigime, pamje të rralla, intervista dhe dokumentarë për më të “rrezikshmit” e Shqipërisë.