Zyrtare / Bundesliga do të rinisë më 9 Maji

Zyrtare / Bundesliga do të rinisë më 9 Maji

444
0

Bundesliga do të rinisë më 9 Maj dhe tani nuk është më një hipotezë, por një datë fikse, e caktuar edhe me miratimin e shtetit gjerman. Kryeministri i Bavarisë, Markus Soder konfirmoi për gazetën BILD se kishte një akord për fillimin e kampionatit në këtë datë, por sigurisht me rregulla shumë strikte. Edhe Ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn, tha se gjithçka mund të realizohej me sukses.

“Në parim, ndeshjet pa tifozë janë sigurisht të mundshme. Është thelbësore që rreziku i infeksionit të minimizohet”, ishin fjalët e Ministrit të Shëndetësisë.

Vendosja e datës së rifillimit të kampionatit ka bërë që klubet të angazhohen në dekurajimin e tifozëve në dëshirën e tyre për t’u grumbulluar pranë stadiumeve. Ekipet gjermane prej 10 ditësh kanë nisur stërvitjet dhe deri më 9 Maj nuk do të jetë problem të rimarrin formën e duhur sportive.

Në Itali situata është krejtësisht e kundërt. Futbollistët, klubet dhe liga dëshirojnë të përfundojnë ndeshjet e paluajtura të sezonit, por çdo gjë frenohet nga autoritetet shtetërore.