ZVKM 1 Grubi priti në takim kryetarin e Strugës z. Ramiz Merko

ZVKM 1 Grubi priti në takim kryetarin e Strugës z. Ramiz Merko

438
0

ZVKM 1 Grubi priti në takim kryetarin e Strugës z. Ramiz Merko Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi sot në kabinetin e tij priti kryetarin e komunës së Strugës, z. Ramiz Merko bashke me Ministrin e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, z. Jeton Shaqiri. Bashkëbiseduesit gjatë këtij takimi kanë diskutuar për projektet e realizuara me ndihmën e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për Strugën. Grubi me këtë rast i ka thënë Merkos se bashkëpunimi i afërt midis pushtetit qendror dhe atij lokal sjellë përfitim për qytetarët. Zëvendëskryeministri i parë Grubi gjithashtu ka njoftuar kryetarin e Strugës se qeveria për komunën me të cilën ai udhëheq për këtë vit ka ndarë mjete për ndërtimin e rrugës së bregut të liqenit të Ohrit, ku do të ndërtohen korsi për këmbësor dhe biçikleta, projekt ky që kap vlerën prej 39,000,000,00 denarëve. Grubi gjatë këtij takimi ka informuar Merkon për pakon e pestë të masave ekonomike të Qeverisë ku do të përfshihet shlyerja e normave të interesit të borxheve për të gjithë qytetarët, ndihma për të varfëritë, ndihma për hotelierët, transportuesit, turizmin, duhanpunuesit dhe mediat. Gjatë këtij takimi Grubi, Shaqiri dhe Merko kanë shkëmbyer mendime edhe rreth konfirmimit të prioriteteve për investimin e gjithsej 36 milion eurove nga kompania TAV me leje të Qeverisë së RMV-së, në pajtim me marrëveshjen për koncesion që ka kjo kompani. Grubi dhe Shaqiri kanë njoftuar Merkon se Struga nga kjo marrëveshje përfiton 66,961,675.70 denarë me të cilat mjete do të ndërtohen rrugë dhe rrugica në pjesën UZ 8 sipas planit detal urbanistik dhe në bllokun 22 dhe pjesë të blloqeve 23 dhe 24. Kryetari i Komunës së Strugës, z. Ramiz Merko ka përshëndetur vendimin e Qeverisë që në buxhetin e vitit 2021 të përfshijë edhe rinovimin dhe asfaltimin e rrugës aktuale Potmoll-Strugë-Qafë Thanë. Merko gjithashtu ka shprehur mirënjohje për vendimin e qeverisë që të sanojë stacionin pompues në fshatin Shum, i cili furnizon me ujë të pijshëm qytetin e Strugës. Ndërkohë zëvendëskryeministri i parë z. Artan Grubi dhe Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës z. Jeton Shaqiri gjatë këtij takimi nuk kanë mbetur pa diskutuar rreth procesit të shpërndarjes së nëpunësve administrativ. Me këtë rast Grubi i ka thënë ministrit Shaqiri se në kohë rekord, përkatësisht për 3 ditë janë ndarë të gjitha vendimet e punës për administratorët dhe kjo fal bashkëpunimit të ngushtë midis Ministrisë për Sistem Politik dhe Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës. Me respekt, Sektori për marrëdhënie me opinionin Kabineti i zëvendës kryeministrit të parë dhe ministrit për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive