Zgjerimi në detin Jon, ministri i Jashtëm grek mbërrin nesër në Tiranë

Zgjerimi në detin Jon, ministri i Jashtëm grek mbërrin nesër në Tiranë

301
0

Ditën e nesërme Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias do të vizitojë Tiranën.

Mësohet se axhenda e takimeve nis në orën 11:00, fillimisht Dendias  do të takojë me ministrin e jashtëm në detyrë, Gent Cakaj.

Më pas me kryeministrin Edi Rama, ku do të ketë edhe një konferencë të përbashkët. Gjithashtu, pritet të ketë edhe një takim me Presidentin, Ilir Meta.

Vizita e ministri të Jashtëm grek vjen pas debateve të për zgjerimin e shtetit fqin me 12 milje në detin Jon.

Ndërkohë, mediat helene shkruajnë se në qendër të diskutimeve do të jetë pikërisht çështja e kufirit detar, e mbetur pezull që nga viti 2009, kur dy vendet nënshkruan marrëveshjen, por që më vonë u anulua nga Gjykata Kushtetuese shqiptare.

“Me përfundimin e marrëveshjes së EEZ (Zona Ekonomike Ekskluzive) me Shqipërinë, “fronti perëndimor” i EEZ greke mbyllet dhe kështu hapet rruga për zgjerimin e ujërave territoriale Greke në 12 milje në Jon, në mënyrën që Athina dëshiron”, shkruajnë mediat greke.