Zgjedhjet Vendore të 2023, 46 organizata të shoqërisë civile apel politikës: Respektoni...

Zgjedhjet Vendore të 2023, 46 organizata të shoqërisë civile apel politikës: Respektoni të drejtën e votës, të pandikuar nga interesa që cënojnë votën dhe vullnetin e lirë

208
0

Më 14 maj 2023 shqiptarët do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur pushtetin vendor që do të drejtojë 61 bashki për katër vitet e ardhshme. Në këto zgjedhje do të zgjidhen 61 kryetarë bashkish si dhe  1619 këshilltarë.

Albania Community Assist e mbështetur nga Fondacioni Westminster për Demokraci dhe Ambasada Britanike, së bashku me 46 Organizata të Shoqërisë Civile vlerësojnë se këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme për përcaktimin e rrugës së vendit për ndërtimin e një shoqërie demokrative funksionale. Nisur nga kjo qasje, Organizatat e Shoqërisë Civile nënshkruese i drejtohen të gjitha subjekteve zgjedhore pjesëmarrëse në zgjedhjet vendore të 14 Majit me një Deklaratë Publike. Po ashtu, nëpërmjet kësaj Deklarate, organizatat e shoqërisë civile, duke vlerësuar ndikimin e votuesve në zgjedhjen e strukturave vendore, i  bëjnë thirrje publikut në përgjithësi dhe në veçanti  votuesve në të 61 bashkitë.

Ne besojmë se mbrojtja dhe garantimi i mirëfunksionimit demokratik të organeve të qeverisjes vendore është jetike për të ardhmen dhe demokracinë në vend dhe se të gjithë duhet të kontribuojmë për arritjen e saj. Integriteti është një faktor i rëndësishëm si për administrimin e zgjedhjeve të lira dhe të drejta, ashtu edhe për pjesëmarrjen e partive politike, kandidatëve, grupeve të interesuara dhe të votuesve. Kandidimi i figurave me të shkuar të dyshimtë është kosto për vetë partitë politike që i kandidojnë, por në radhë të parë është cënim i demokracisë dhe rendit kushtetues.

Jemi të bindur se zgjedhjet e lira, të drejta, konkuruese, transparente, gjithëpërfshirëse janë të rëndësishme për të siguruar legjitimitetin e të zgjedhurve vendor dhe garanci për një qeverisje vendore më pranë komunitetit dhe që ndikon drejtëpërdrejtë në përmirësimin e jetesës së tij.

Kjo deklaratë mbështetet në kuadër të projektit “Ndërtimi i integritetit zgjedhor dhe qëndrueshmërisë së partive politike” zbatuar nga Fondacioni Westminster për Demokraci, financuar nga FCDO nëpërmjet Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, ka për qëllim të mbështesë partitë politike që të bëhen gjithnjë e më të qëndrueshme ndaj ndikimeve malinje dhe korruptive.

 

Deklarata e plotë


Më 14 maj 2023 shqiptarët do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur pushtetin vendor që do të drejtojë 61 bashki për katër vitet e ardhshme. Në këto zgjedhje do të zgjidhen 61 kryetarë bashkish si dhe  1619 këshilltarë.

Ne vlerësojmë se këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme për përcaktimin e rrugës së vendit për ndërtimin e një shoqërie demokrative funksionale. Nisur nga kjo qasje, Organizatat e Shoqërisë Civile nënshkruese të kësaj Deklarate i drejtohen të gjitha subjekteve zgjedhore pjesëmarrëse në zgjedhjet vendore të 14 Majit që:

  • të respektojnë dhe garantojnë ushtrimin e të drejtës së votës, të pandikuar nga interesa që cënojnë votën dhe vullnetin e lirë;
  • të respektojnë detyrimin për transparencë të plotë të burimit dhe të shpenzimeve përgjatë fushatës zgjedhore dhe procesit zgjedhor;
  • të kontribuojnë në një process zgjedhor me integritet;
  • të fitojnë besimin e publikut për garantimin e një procesi zgjedhor me standartet më të larta demokratike dhe të pacënueshme nga oferta dhe paratë e krimit dhe të korrupsionit;
  • të respektojnë seriozisht deklaratën me shkrim dhe angazhimin solemn sipas Kodit Zgjedhor, për refuzimin për të marrë pjesë në praktikat e blerjes së votës si dhe marrjes së financimeve apo përfitimeve të kundraligjshme,  veçanërisht ato nga aktivitetet kriminale;
  • të ofrojnë dhe garantojnë Platforma Elektorale konkuruese, të besueshme e të realizueshme për qytetarët;
  • të respektojnë e pranojnë me kulturë demokratike rezultatin e çertifikuar të zgjedhjeve nga KQZ;
  • të garantohet prezenca dhe pjesëmarrja e minoriteteve, respektimi i kuotës gjinore, dhe të shmanget diskriminimi i  grupeve të margjinalizuara;
  • në debatet politike mes përfaqësuesve të subjekteve zgjedhore dhe/ose kandidatëve të mos përdoret gjuha diskriminuese apo të urretjes;
  • të mos përdorin fëmijët dhe imazhet e fëmijëve për qëllime të fushatës elektorale duke respektuar dhe garantuar të drejtat e fëmijëve për privatësi dhe për t’u mbrojtur nga shfrytëzimi;
  • I bëjnë thirrje të gjithë kandidatëve për kryetarë bashkie dhe këshilltarë që në përfundim të zgjedhjeve dhe të çertifikimit final nga KQZ t’i ushtrojnë mandatet e tyre me integritet duke pasur prioritet interesin më të lartë publik.

Po ashtu, nëpërmjet kësaj Deklarate, organizatat e shoqërisë civile, duke vlerësuar ndikimin e votuesve në zgjedhjen e strukturave vendore, i  bëjnë thirrje publikut në përgjithësi dhe në veçanti  votuesve në të 61 bashkitë e vendit që:

  • të marrin pjesë masivisht në ditën e zgjedhjeve në 14 Maj 2023, për të votuar kandidatët e tyre të preferuar në Bashkitë përkatëse;
  • të jenë aktivë në denoncimin e çdo akti që bie ndesh me Ligjin dhe që cënon integritetin e zgjedhjeve;
  • të kontribuojnë duke raportuar në institucionet përkatëse si dhe publikisht çdo rast kur kanë informacion se subjektet zgjedhore dhe kandidatët kanë shkelur parashikimet e Ligjit për Dekriminalizimin;
  • të refuzojnë çdo aferë financiare ose afera të tjera në këmbim të votës së tyre;
  • të mos e shesin të ardhmen e tyre dhe të fëmijëve jo vetëm për pak, por as për shumë para;
  • të raportojnë në kohë rastet e tentativave për shitblerjen e votave;
  • të zgjedhin në krye të bashkive dhe në këshillat bashkiakë figura të pastra dhe me integritet që garantojnë drejtimin me transparencë dhe në funksion të përmirësimit të cilësisë së jetesës së komunitetit;
  • të kërkojnë llogari për realizimin e premtimeve elektorale nga kandidatët për Kryetar Bashkie e anëtarët e Këshillave Bashkiake.

Ne besojmë se mbrojtja dhe garantimi i mirëfunksionimit demokratik të organeve të qeverisjes vendore është jetike për të ardhmen dhe demokracinë në vend dhe se të gjithë duhet të kontribuojmë për arritjen e saj. Integriteti është një faktor i rëndësishëm si për administrimin e zgjedhjeve të lira dhe të drejta, ashtu edhe për pjesëmarrjen e partive politike, kandidatëve, grupeve të interesuara dhe të votuesve. Kandidimi i figurave me të shkuar të dyshimtë është kosto për vetë partitë politike që i kandidojnë, por në radhë të parë është cënim i demokracisë dhe rendit kushtetues.

Jemi të bindur se zgjedhjet e lira, të drejta, konkuruese, transparente, gjithëpërfshirëse janë të rëndësishme për të siguruar legjitimitetin e të zgjedhurve vendor dhe garanci për një qeverisje vendore më pranë komunitetit dhe që ndikon drejtëpërdrejtë në përmirësimin e jetesës së tij.

 

Lista e organizatave firmëtare:

  1. Albania Community Assist – ACA
  2. Fondacioni Westminister për Demokraci (WFD) Zyra në Shqipëri
  3. Instituti i Kultures Rome në Shqipëri – IRCA
  4. Voice of Roma
  5. Together for Life
  6. Act for Society
  7. Shoqata Rrjeti i organizatave “Zëri i të rinjve”
  8. DEV4ALL
  9. Instituti për Zhvillim dhe Inisiativa Qytetare
  10. Grupi Shqiptar i të Drejtave të Njeriut – QSHDNJ
  11. Shoqata për Gratë dhe Fëmijët
  12. Rrjeti per Demokraci – Womens Democracy Network
  13. Shoqata per Kulture Demokratike ( SHKD)
  14. Shoqata e Artizaneve dhe Zejeve te Shqiperise
  15. Roma Versitas Albania
  16. Sherbimi Ligjor Falas (TLAS)
  17. Rromano Kham
  18. Observatori për të Drejtat e Fëmijëve dhe të Rinjve
  19. Fondacioni “Se Bashku”
  20. Qendra Shqiptare YMCA
  21. Roma Active Albania
  22. Shoqata Pertej Barrierave
  23. Albanian Legal and Territorial Research Institute/ Qendra A.L.T.R.I
  24. Qendra për Zhvillim Komunitar “Sot për të ARDHMEN”
  25. AWEN Rrjeti i Fuqizimit të Gruas
  26. Qendra Psiko -Sociale “Vatra”
  27. YWCA of Albania
  28. Qendra per Drejtesi Gjinore ne Shqiperi
  29. Civil Rights Defenders
  30. Qendra për Nisma Ligjore Qytetare
  31. Instituti për Zhvillimin e Politikave Social Shëndetësore dhe Kërkimore
  32. CRCA/ECPAT Shqiperi
  33. Gender Alliance for Development Centre (GADC)
  34. Qendra Kombëtare për Shërbime Komunitare
  35. Qendra për Studimin e Poltikave Evropiane për Zhvillimin Rajonal dhe Lokal – CRLDS
  36. Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim
  37. Shoqata Multifunksionale për Kulturë, Edukim dhe Zhvillim
  38. Qendra për të Drejtat e Gruas Rome
  39. Fondacioni për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar
  40. Qendra Epoka e Re
  41. Rrjeti “Barazi në Vendimmarrje”
  42. Qendra Rinore H.A.N.A
  43. Komiteti Shqiptar i Helsinkit
  44. Qëndresa Qytetare
  45. ACPD (Qendra Shqiptare per Popullsine dhe Zhvillimin)
  46. Qendra Shqiptare e Rehabilitimit te Traumes dhe Tortures