Zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa: Qeveria i dërgon paratë në kompani fantazmë,...

Zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa: Qeveria i dërgon paratë në kompani fantazmë, duhet prezantojë strategji për ekonominë

388
0

Në një intervistë për “ABC Neës” zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka folur për paketën ekonomike të propozuar nga qeveria. Zhupa u shpreh se duke u bazuar në të dhënat që ka nxjerrë thesari i shtetit janë disbursuar vetëm 10.8 milionë euro dhe në këtë mënyrë sipas saj janë 5607 punonjës të biznesit të vogël që janë paguar.

 

Sipas saj paketa  e dytë përmban shifra shumë të ulëta në krahasim me të punësuarit për të marrë ndihmë.

 

Gjatë intervistës Zhupa tha se sektori i bujqësisë referuar INSTAT ka rreth 430 mijë punonjës dhe të siguruar janë rreth 50 mijë, pra është e domosdoshme që të përgatitet një skemë tjetër. “Ky është një informacion publik që mund ta gjejë kushdo në Drejtorinë e Përgjithshme të hetimeve. Thesari deri tani ka dhënë 10.8 milionë”, tha Zhupa.

 

Ndërsa sa i përket denoncimeve të bëra nga PD ajo shtoi se në datën 27 prill qeveria ka dhënë 650 mijë euro për një pagesë koncesioni. “Këto 650 mijë euro nëse qeveria nuk do ti jepte për një kompani fantazmë do të mund të paguanin një pjesë të mirë të pagave të fatkeqësisë natyrore. Në mes të kësaj krize ku ekonomia po vuan qeveria i dërgon paratë te ky koncesion dhe kuptohet që interesi nuk janë qytetarët edhe pse paratë qeveria i ka”.

 

Mendoni që hapja e disa prej bizneseve do ti japë frymë ekonomisë?

 

Zhupa:  Këtu nuk ka likuiditet dhe konsum. Edhe pse mund të hapet biznesi nuk pritet që njerëzit të jenë të fokusuara të çështje të tjera. Tani të gjithë janë përqendruar të konsumi bazë. Qeveria duhet të mendojë për strategji të sektorëve të ekonomisë, duhet të fillojë tu japë oksigjen./abcneës.al