“Zbrazet” Kukesi, edhe nje tjeter I larguar

“Zbrazet” Kukesi, edhe nje tjeter I larguar

528
0

Tjetër largim në kampin kuksian. Pas Arbër Çyrbjes, i cili ndërpreu bashkëpunimin me klubin verilindor, ka qenë radha e Simon Rrumbullakut për t’u larguar.

27-vjeçari i lindur në Greqi ishte pjesë e nënkampionëve të Shqipërisë që prej janarit të vitit 2017. Mbrojtësi i majtë ishte një “piston” në krah dhe një ndër pikat më të forta të skuadrës që fitoi titullin kampion para dy vitesh.

Kontrata e tij përfundonte me eliminimin e Kukësit nga Kupat e Europës dhe palët janë ndarë me njëri-tjetrin. Rrumbullaku pritet të rikthehet në Greqi, aty ku do të vazhdojë edhe karrierën.

Lojtari ka tërhequr dokumentacionin nga zyrat e klubit dhe tani është zyrtarisht një lojtar i lirë.