Pika më e fortë e organit të akuzës mbeten përgjimet nga pala italiane ku flitet për dhurata byrzylyku dhe kostumi, si dhe udhëtimet me skaf dhe makinën “AA 033 GB”. Sipas prokurorëve, edhe nga deklarimet e marra nga anëtarët e bandës së Habilajve, konfirmohet njohja e tyre me ish-ministrin Tahiri. Por mesa duket në seancë ka patur edhe kontrandikta midis prokurorëve në seancë.
Fillimisht u tha se ish-ministri dyshohet se ka favorizuar katër episode të trafikut të drogës, ndërsa Valdimir Mara tha se Tahiri dyshohet për bllokimin e 4 ton kanabis në Babicë të Vlorës.
Saimir Tahiri është duke bërë vetë mbrojtjen dhe nuk mund të thuhet ende nëse Gjykata do të mund të marrë sot vendimin. Prokuroria ka kërkuar 12 vite burg për ish-ministrin dhe ish-drejtuesit e të tjerë të policisë, të cilët për shkak të gjykimit të shkurtuar mund të dënohen me 8 vite burg../ Burimi: Top Channel