Xhensila Myrtezaj si një fëmijë i llastuar/ nuk pranon ftesën për të...

Xhensila Myrtezaj si një fëmijë i llastuar/ nuk pranon ftesën për të shkuar në emision se i ka ngelur hatri

865
0

 

Xhensila Myrtezaj është një këngëtare shumë e llastuar e muzikës shqiptare.

 Të arrinte deri në pikën sa ti mbeste hatri pse një moderator ka thënë se është më pak e talentuar se koleget e tjera edhe këtë nuk e kishim dëgjuar. Është zbuluar se ajo dhe moderatori i njohur Alaudin  Hamiti nuk flasin për shkak të një pyetjeje që ky i fundit i ka bërë në emision.Kjo u mësua kur ishte i ftuar Don Phenom dhe gjatë lojës ‘Haje ose thuaje’, reperi i ka bërë moderatorit Alaudin Hamiti një pyetje pikante.“Cilin nga reperët shqiptarë nuk mund ta dëgjosh fare sepse s’të pëlqen?!”, e ka pyetur reperi, mirëpo Alaudini ka refuzuar të përgjigjet dhe ka ngrënë një spec djegës duke zbuluar më vonë se arsyeja se përse nuk është përgjigjur është se për shkak të kësaj pyetjeje është zënë me Xhensila Myrtezajn.“Jooo a e di pse është problem? Sepse më është bërë një pyetje për këto këngëtaret që janë me emër tani, ka qenë Elvana, Tuna edhe Xhensila. Edhe i ftuari më ka pyetur, cila prej tyre më pëlqen më pak ose që ka talent më pak edhe unë kam thënë emrin e Xhensilës”, tregoi moderatori teksa më vonë zbuloi se Xhensilën e kishte ftuar në emision, por ajo nuk ka pranuar sepse i ka mbetur hatri.