Xhemi apo Eneda? Salsano Rrapi tregon me kë është ndjerë më komod

Xhemi apo Eneda? Salsano Rrapi tregon me kë është ndjerë më komod

617
0

 

Salsano Rrapi i ftuar në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, Salsano ka folur për Enedën dhe Xhemin, duke i krahasuar dhe se me kë është ndjerë më komod.

“Krahasimisht të dyja janë të mira, por me Xhemin vazhdoj të jem, kimia ka qenë njësoj edhe me Enedën. Duke qenë natyra të ndryshme femërore kimia ime është e ndryshme me to. Eneda ka qenë më strikte, se erdhi nga një profesion që këndonte. Ndërsa Xhemi ka edhe eksperiencë më parë si prezantuese. Xhemi është vajzë që batutën e ka në majë të gjuhës, kurrë nuk ngel. Është bërë shumë e mirë si aktore. Atë që nuk bëjnë dot aktorët moderimin, të dalësh të bësh veten është shumë e vështirë, dhe Xhemi e bën mirë këtë. Xhemi më rri ngjit”, rrëfeu Salsano.

Ndërkohë që, prej vitesh tashmë Salsano Rrapi prezanton spektaklin e njohur të humorit “Portokalli” krah Xhemi Shehut.