Vrasja në Rrëshen/ Fatmir Kolecaj zuri në pritë ish-bashkëshorten dhe vëllain e...

Vrasja në Rrëshen/ Fatmir Kolecaj zuri në pritë ish-bashkëshorten dhe vëllain e saj sapo u kthyen nga puna, Policia: 5 mln lekë kush jep informacion për autorin

853
0

RRËSHEN- Detaje të reja të kanë nga vrasja e dyfishtë në Rrëshen, ngjarje kjo që ndodhi mbrëmjen e djeshme, ku Fatmir Kolecaj vrau me armë zjarri ish-gruan e tij dhe kunatin, përkatësisht Esmeralda dhe Vladison Filopati. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Esmeralda Filopati punonte shitëse tek një market dhe dje vëllai i saj kishte shkuar për ta marrë nga puna. Sapo ata u kthyen në banesë, Fatmir Kolecaj nuk ka debatuar me ish-gruan dhe kunatin, por i ka pritur në errësirë në cep të shtëpisë dhe në momentin që po futeshin në oborr, i ka qëlluar me breshëri plumbash, duke i lënë të pajetë.  Shkak i ngjarjes dyshohet se janë 3 fëmijët, që 47-vjeçari nuk ka mundur t’i marrë ligjërisht edhe për këtë arsye ata kanë pasur debate të njëpasnjëshme.

 

Për këtë ngjarje Policia e Shtetit jep 5 milion lekë për këdo që jep informacion të saktë mbi vendndodhjen e autorit të krimit. Policia njofton se kushdo që ka informacion për Fatmir Kolecajn, 47 vjeç  të telefonojnë në numrin 069 41 06 449 dhe në numrin pa pagesë 112 apo në Komisariatin Dixhital. Po kështu,  vijon aksoni në terren, ku Policia po zhvillohen kontrolle me dron për lokalizimin e autorit.

 

Mbërmjen e djeshme në Rrëshen, Fatmir Kolecaj nxorri armën dhe vrau ish-bashkëshorten dhe kunatin, Esmeralda dhe Vladison Filopati, në oborrin e shtëpisë së tyre. Dyshohet se ngjarja ndodhi pas sherrit për 3 fëmijët e çiftit, pasi vikitimat kohët e fundit nuk kanë lënë autorin që t’i shikonte ata.Skena makabre është parë nga e gjithë familja dhe nga banorët e zonës. Pas krimit, Koleci që ka vetëm një vit që ka dalë nga burgu, është larguar nga vendi i ngjarjes. FNSH-ja dhe forcat RENEA janë vënë në ndjekje të tij. Esmeralda Filopati ishte divorcuar prej tre vitesh nga Kolecaj. Ky i fundit është dënuar me 10 muaj burg nga gjykata pasi ka tentuar të vrasë edhe më herët ish-gruan e tij.