Vlorë, nipi vret gjyshin dhe e inskenon ngjarjen si grabitje

Vlorë, nipi vret gjyshin dhe e inskenon ngjarjen si grabitje

450
0

Mbrëmjen e 27 shkurtit u raportua se pas një grabitjeje në shtëpinë e tij, një 69-vjeçar në qytetin e Vlorës ishte paraqitur në spital me fraktura në kokë. Nipi i tij dha intervistë për mediat duke treguar se si e gjeti gjyshin të mbuluar nga gjaku në divan, duke thënë se ishin zhdukur edhe paratë.

69-vjeçari ka ndërruar jetë disa orë pasi është shtruar në spital, pasi ishte qëlluar me plumb në kokë. Policia ka arritur të zbardhë ngjarjen, teksa nipi ka pranuar se ka qenë ai që e ka vrarë gjyshin.

“E vrava gjyshin se më nxiu jetën. Më stresonte, nuk e duroja dot më”, ka thënë para oficerëve të policisë 16-vjeçari nga Vlora.

Dyshohet se nipi ka dashur të vjedhë kursimet e gjyshit, por është kapur nga ky i fundit në flagrancë. Kjo ka sjellë konfliktin mes të dyve, e më pas nipi e ka qëlluar me plumb në kokë. Më pas ai ka shkaktuar rrëmujë në shtëpi, për të inskenuar alibinë e grabitjes me forcë.

69-vjeçari që humbi jetën në Vlorë jetonte prej vitesh me nipin dhe ishte kujdesur për rritjen e tij, pasi prindërit kishin ndërruar jetë në një aksident.

Vlore Grabitet I Moshuari