Vjedhje në urban, djali i fut duart vajzës në çantë, por ja...

Vjedhje në urban, djali i fut duart vajzës në çantë, por ja çfarë ndodh (Video)

509
0

vjedhje-tirane_1473181744-1075513Një vjedhje ka ndodhur në autobusin e Qytet Studenti pasditen e sotme.

Një djalë ka tentuar të vjedhë një vajzë, duke futur duart në çantën e saj. Ai i ka marrë portofolin, por për shkak të frikës, i ka rënë nga dora dhe vajza ka reaguar menjëherë duke dhënë alarmin në urban.

Kanë qenë të pranishmit në urban dhe fatorinoja, ata që kanë bërë të mundur ndalimin e autorit deri në mbërritjen e Forcave Shqiponja.

“Në autobusin e qytet Studenti një hajdut u kap në kohë nga një qytetar teksa tentoi t’i kapte portofolin një vajze nga çanta. Ai u arrestua nga Shqiponjat. Në fillim të videos dëgjohen zërat dhe debatet. Është djali me të bardha që po e mbajnë të gjithë. Shqiponjat erdhën brenda 3 minutave, por nuk arrita t’i filmoja më tej sepse më ndaluan. Djali nuk e pranoi vjedhjen, por u hutua dhe u la të kuptohej, pasi sapo burri në moshë që e ndaloi i tha se pse fute dorën në çantën e vajzës, ai tha jo s’bëra gjë. Teksa po ia nxirrte portofolin, i ra në tokë dhe vajza ia mori para se ai t’ia merrte. Më pas u tensionua dhe sapo pa që dera ishte e hapur tentoi të largohej  me forcë nga dyert. Bëri dhe tentativë që të dilte nga dritarja, po u ndalua nga fatorinoja dhe nga disa djem të tjerë brenda në autobus. E gjitha kjo në pak minuta, pasi edhe Shqiponjat erdhën shpejt dhe u arrestua”, është ky raportimi nga një dëshmitar që ndodhej në urban në ato momente kur ndodhi kjo ngjarje”/ Jeta osh qef