Viti i turizmit! Shifra rekord, 10 milionë turistë hynë në vendin tonë

Viti i turizmit! Shifra rekord, 10 milionë turistë hynë në vendin tonë

170
0

Mbi 10 milionë turistë të huaj kanë hyrë gjatë këtij viti në Shqipëri, një shifër rekord për vendin tonë.

10 011 500 turistë të huaj kanë hyrë në vendin tonë deri mbrëmë, shkruan kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetin social “Facebook”.

“Bashkë me Krishtlindjen kaloi edhe numri 1 i turistëve të huaj në Shqipëri, një arritje fantastike e paimagjinueshme deri pak vite më parë”.

Turistë nga e gjithë bota kanë zgjedhur Shqipërisë si destinaconin e tyre gjatë verës, por edhe pjesës tjetër të vitit. Të huajt i tërheq natyra e bukur, deti, monumentet historike apo ushqimi i shijshëm.

Për vitin e ardhshëm, qeveria synon që kjo shifër të jetë shumë më e lartë, bashkë me shtimin e shërbimeve dhe ambienteve akomoduese.