Visha: Protesta e 10 kombëtare , bashkimi më i madh qytetar në...

Visha: Protesta e 10 kombëtare , bashkimi më i madh qytetar në mbrojtje të Demokracisë e Rendit Kushtetues!

509
0

Kryetar i Partisë Demokratike Dega-6 Tiranë, Dashnor Visha shpreh falënderim dhe mirënjohje të thellë qytetarëve demokratë të Njësisë 6 që si gjithmonë janë uragan i protestave kombëtare. Një një postim në rrjetin social FB, zoti Visha thekson se protesta e djeshme ishte bashkimi më i madh qytetar në mbrojtie të Demokracisë e Rendit Kushtetues .

Statusi i plotë!

Falenderim e mirënjohje të thellë qytetarëve demokratë të Njësisë 6 që si gjithmonë janë uragan i protestave kombëtare.

Protesta e djeshme ishte bashkimi më i madh qytetar në mbrojtie të Demokracisë e Rendit Kushtetues .

Me prezencen tuaj aq të madhe në numër ju dëshmuat dhe njëhere që demokracinë nuk e falim, që liria është e shenjtë dhe që kjo qeveri e ka humbur legjitimitetin për  t’ju qeverisur ju.

Ai bashkim i madh njerëzish ishte një vullkan zemërimi e sinjal papajtushmerie me farsën elektorale të 30 Qershorit, farsë e cila dëshmoi që banda e hajdutëve në pushtet e ka humbur të drejtën për të drejtuar shqiptarët dhe se Edi Rama e ka marrë vulën e largimit.

Referendumi popullor i 30 Qershorit dëshmoi që ne demokratët jemi mazhoranca e se pushteti na përket ne për ta përkthyer besimin tuaj në shërbim e mirëqënie për qytetarët, për të qenë me shqiptarët e për shqiptarët, për respektimin e Kushtetues, per respektimin e lirive dhe të drejtave themelore të qytetarëve shqiptar.

Ai bashkim vlerash e vullnetesh ishte për të mos lejuar zbrazjen kombëtare , ishte për të treguar se ka ende shpresë për një Shqipëri të jetueshme, ishte për të shprehur dëshirën dhe nevojën e integrimit të Shqipërisë në familjen e madhe Europiane .

Pjesëmarrja juaj dje në protestën e 10 Kombëtare dëshmoi vullnetin, gadishmërinë dhe rezistencën për të mos toleruar në cënimin e vlerave të lirisë, për mbrojtien e demokracisë dhe të dinjitetit Kombëtar.

Asgjë nuk na ndal !

Fitore!