“Videot me UFO janë të vërteta”, marina amerikane trondit botën, zbardhet biseda...

“Videot me UFO janë të vërteta”, marina amerikane trondit botën, zbardhet biseda sekrete gjatë fenomenit të mbinatyrshëm

1655
0

Marina amerikane më në fund ka pranuar se pamjet e supozuara , në të cilat tregohen UFO-t që bëjnë zhurmë në qiell të hapur janë të vërteta. Por, ndërsa të gjithë sugjerojnë se krijesat në qiell janë UFO, marina amerikane preferon të mos pranojë sugjerime, dhe thekson se këto video nuk duhet të ishin publikuar.

 

Objektet e shikuara në tre video të pamjeve të deklasifikuara ushtarake janë “fenomene ajrore të paidentifikuara”.

 

Videot u publikuan nga “The Neë York Times” në mesin e dhjetorit të vitit 2017 dhe tregojnë objekte të shpejta, të zgjatura , të kapura nga sensorë të përparuar infra të kuqe.

 

Nga pamjet dallohen sensorët që mbyllen në një objektiv ndërsa fluturon përpara se të përshpejtohet nga ana e majtë e kornizës.

 

Dy nga videot, të dyja të vitit 2015, përmbajnë audio nga pilotët luftarakë amerikanë që përpiqen të zbulojnë kuptimin e asaj që po shohin.

 

“Është një dron fuck vëllaaa”, i thotë një pilot kolegut të tij në klipin e parë.

 

“Oh Zot i madh! Ata do të shkojnë kundër erës”.

 

 

“Shikojeni atë gjë, baba!”

 

Transparenca e Marinës për fenomene ajrore të panjohura, është bërë kryesisht për të inkurajuar praktikantët të raportojnë “inkursione” që ata shënojnë në fushën e aeroportit, të cilat kërcënojnë sigurinë e pilotëve.

 

“Kjo ka të bëjë me inkursione të shpeshta në vargjet tona të trainimit nga UAP,” tha ai. “Këto inkursione paraqesin një rrezik sigurie për fluturimin e sigurt të aviatorëve tanë dhe sigurinë e operacioneve tona.”

 

Klipet publike kapin vetëm një pjesë të inkuadrimeve të shpeshta që shkojnë në trajnimet e marinës, tha ai.

 

“Për shumë vite, aviatorët tanë nuk i raportuan këto inkursione për shkak të stigmës së bashkangjitur me terminologjinë e mëparshme dhe teoritë për atë që mund ose nuk mund të jetë në ato video,” shtoi ai më tej.

 

Mënyra e vetme për të zbuluar se çfarë janë ato fenomene të çuditshme, sipas pilotit është të inkurajohen kursantët që t’i raportojnë kur t’i shohin.