VIDEO+FOTO/ Maturantët ulen këmbëkryq para MAS: Ministre, hajde na zgjidh testin (Kërkesa)

VIDEO+FOTO/ Maturantët ulen këmbëkryq para MAS: Ministre, hajde na zgjidh testin (Kërkesa)

312
0

Qindra maturantë në të gjithë vendin kanë dalë në protestë kundër testit të Matematikës për Maturën Shtetërore duke kërkuar uljen e tavanit të pikëve pasi shumë pyetje ishin jashtë modelit të dhënë për këtë vit, ndërsa kanë vënë në dukje dhe shumë gabime shkencore në test. Disa prej tyre pretendojnë se ky provim do ti penalizoje rëndë për marrjes e të drejtës së studimeve universitare në degën që preferojnë pas 12 viteve shkollim. Para Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve maturantët kanë dale me pankarta ku shkruhet: ‘Ministre eja na zgjidh testin’, ndërsa kanë vendosur të ulen këmbëkryq para godinës.

 

Shumë prej tyre janë shprehur se do ti cojnë një peticion me disa pika ku kryesorja është rishikimi i pikëve të vlerësimit dhe ulja e tavanit, pasi shumë nxënës të ekselencës mund të mos arrijnë notën maksimale të cilën pretendojnë.

Madje disa prej tyre kanë kërcënuar se do të bojkotojnë testin e lëndës me zgjedhje nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre.

Studentët janë shprehur për kamerën e Fax News se provimi i djeshëm i Matematikës ishte shumë i vështirë dhe pas 2 viteve të pazakonshëm me tërmetin dhe pandeminë ku shumicën e shkollës e kanë zhvilluar online ata jo vetëm që nuk janë lehtësuar, por janë zënë të papërgatitur me një test jashtë modelit që ju është dhënë nga mësuesit si dhe të përkthyer keq nga modele të huaja.