Video-skandali me pedagogun/ Shtrohet me urgjencë në spital Denis Himçi, pëson goditje...

Video-skandali me pedagogun/ Shtrohet me urgjencë në spital Denis Himçi, pëson goditje në zemër

1597
0

Pedagogu që u shfaq në video-skandalin e transmetuar në emisionin Stop është shtruar me urgjencë në pavionin e kardiologjisë në QSUT.

 

Faxweb.al ka mësuar se pas inskenimit të ngjarjes me studenten, pedagogur Denis Himçi ka pasur shqetësime në zemër dhe është dërguar në spital me urgjencë.

 

Dyshimet janë se shkak i sëmundjes ka qenë tensioni i lartë arterial që mund të ketë pasur pedagogu.

 

Himçi u shfaq në videon e transmetuar duke i premtuar një studenteje, që kishte ngelur në disa provime, se do t’a ndihmonte të kalonte, por i kërkonte favore seksuale në shkëmbim të ndihmës.

 

Ditën e djeshme Fax News zbuloi detaje të reja, mbi  videoskandalin e pedagogut në Elbasan Denis Himçi.

 

Vajza në video është identifikuar si D.B. Ajo ka lindur më 20.04.1999 në Berat, por ishte shpërngulur me familjen në një fshat të Lushnjes.

 

Ka nisur studimet në fakultetin e Shkencave -Humane  Bachelor në Universitetin e Elbasanit për periudhën 2017-2020 në gjuhën Italiane. Mësohet se vajza ka dhënë vetëm provimet e simestrit të parë në shkurt të vitit 2018-të, në katër lëndë gjithësej. Më tej nuk e ka frekuentuar shkollën më. Vajza me iniciale D.B është rishfaqur në shkollë në prill të 2019-tës, pas një viti e disa muaj largimi dhe ka kërkuar menjëherë kontakt me pedagogun Himçi nëpërmjet një shoqeje të saj.

 

Vajza e ka takuar pedagogun, duke u justifikuar se kishte kryer mungesa për arsye shëndetësore, megjithëse burimet thonë se ka qënë jashtë vendit. Nga të dhënat zyrtare të Universitetit të Elbasanit konstatohet se D.B, nuk ka hyrë në asnjë provim, pavarësisht takimeve me profesorin.

 

Ky fakt duket mjaft i çuditshëm dhe sipas palës së akuzuar është një kurth i pastër ndaj Denis Himcit, një familje e njohur për bindje të djathta në politikë dhe e angazhuar në strukturat e kësaj të fundit. Pas publikimit të videove në emisionin investigativ Stop, nën hetim janë edhe pedagogët e tjerë, të përmendura nga vetë Himci.

 

Ata janë shefi i  departamentit të gjuhës Frenge Ardian Lami, pedagogia Anila Shehu dhe pedagogu Fatos Gjata. Do të jenë hetimet e rastit ata që do të zbardhin të plotë këtë ngjarje, e cila e rikthen vëmendjen në Universitetin e Elbasanit, i etiketuar disa herë për korrupsion.

 

Ndërkohë gjatë paradites së sotme nëpërmjet një deklarate zyrtare Universiteti njoftoi pezullimin nga detyra të profesorit Himçi, i arrestuar nga policia një natë më parë.