(VIDEO) Kënga për Donaldin ‘pushtoi’ rrjetin, por fansat ‘masakrojnë’ Beatrix i kujtojnë...

(VIDEO) Kënga për Donaldin ‘pushtoi’ rrjetin, por fansat ‘masakrojnë’ Beatrix i kujtojnë këngën që i dedikoi ish të dashurit, tatuazhin dhe deklaratat e bujshme të dashurisë

322
0

 

 

Prej disa ditësh këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj, është në qendër të mediave rozë, pas lidhjes së kësaj të fundit me Donald Veshajn, brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.

Pas daljes nga shtëpia e BBV, Beatrix publikoi një këngë të titulluar “Faj”, e cila i dedikohet historisë së dashurisë mes saj dhe Donaldit.  Kënga pati menjëherë një impakt të madh në publik dhe deri tani numëron mbi 3 milionë klikime.

Por fansat, kanë hapur arkivat dhe i kanë gjetur se dikur Beatrix i ka dedikuar një këngë edhe ish-të dashurit të saj, Ervi Cenolli. Në TikTok është bërë virale një video ku Beatrix ka thënë gjatë “Dancing with the stars” se kënga i dedikohet pikërisht atij. Kënga titullohet ‘Pa ndjenja’.

Ish-çifti përjetuan një romancë gati 3-vjeçare dhe janë shfaqur së bashku në “Dancing With the Stars”. Përveç këngës, gjithashtu ata i kishin dedikuar edhe tatuazh dashurisë së tyre “Forever”, ose shqip ‘përgjithmonë’.

 

Shperndaje