VIDEO/ “Kape xhaxhain, ngrije lart”/ Momente paniku në një pallat, i moshuari...

VIDEO/ “Kape xhaxhain, ngrije lart”/ Momente paniku në një pallat, i moshuari ngec në ashensor. Ja si e shpëton policia

465
0

 

E keni gjetur veten ndonjëherë të izoluar brenda ashensorit për shkak të ndërprerjes së energjisë? Nëse po, e keni provuar ankthin dhe tmerrin që të bën të përjetosh.
Pikërisht një situatë të tillë ka provuar një i moshuar sot në qytetin e Lushnjes, që për pak sa nuk i ka kushtuar jetën.

85 vjeçari mësohet se ishte duke zbritur nga shtëpia e tij me ashensor kur u ndërpre energjia elektrike dhe mbeti i bllokuar.

Kanë qenë banorët e pallatit të cilët dëgjonin goditje nga brenda ashensorit ku më pas nisën të telefononin policinë. Ky qytetar tregon se i ka telefonuar 112 dhe 129 por nuk i është përgjigjur askush, raporton tch. Pas disa minutash kanë ardhur forcat zjarrfikëse të cilat ndërhynë në katin e 5 të pallatit duke bërë të mundur nxjerrjen nga ashensori të 85 vjeçarit. Fatmirësisht gjendja e tij ishte e normalizuar.