Këngëtarja shumë e dashur shqiptare Elvana Gjata është rikthyer disa vite mbrapa në kohë për të kujtuar fillimet e saj në karrierën muzikore.
Ishte spektakli i të talenteve të reja, “Ethet e së Premtes Mbrëma”, ku Elvana ashtu si shumë këngëtarë të tjerë, shpalosi për publikun shqiptar talentin e saj në muzikë.
“Ndonjëherë është mirë të kthesh kokën mbrapa, që të ecësh edhe më përpara..” ka shkruar Elvana në profilin e saj në Instagram ku edhe ka postuar videon nga “Ethet”.
Në ato vite, Elvana ishte vetëm 15 vjeç, por talenti i saj ishte i padiskutueshëm. Sot, ajo është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare me shumë hite të realizuara.
https://www.instagram.com/p/BJoAtCoj6Ak/?taken-by=elvanagjataaaa
https://www.instagram.com/p/BJoGMn4D7ZK/?taken-by=elvanagjataaaa