VIDEO-FOTO/ Reperi Tupac është gjallë?!

VIDEO-FOTO/ Reperi Tupac është gjallë?!

526
0

Vijojnë teoritë e konspiracionit lidhur me vdekjen e reperit 2Pac. Edhe pse është shpallur i vdekur që prej vitit 1996, gjithmonë kanë ekzistuar teori se Tupac Shakur është ende gjallë dhe gëzon shëndet të plotë, ndërkohë që fshihet në Kubë.

Shumica e pretendimeve të njerëzve të cilët kanë fotografuar atë, kanë rezultuar përpunime apo thjesht ngjashmëri por një video e publikuar në “Youtube” ka pushtuar median online, e cila vërteton se Tupac është gjallë.

Videoja, e cila ka marrë mbi 1.3 milionë klikime, tregon një “selfie” të një burri, i cili në kokë mban një shami të ngjashme me atë të yllit botëror. Sipas fansave pretendohet se ai është 100% Tupac për shkak se ka të njëjtat vetulla dhe buzë.