Video/ Asnjë politikan i ndëshkuar në vend. “Lum si ne për qeverinë...

Video/ Asnjë politikan i ndëshkuar në vend. “Lum si ne për qeverinë që kemi”!

341
0

Ditën e sotme gazetari i emisionit “Stop” zhvilloi intervista me qytetarët për një temë mjaft interesante: A na bën krenarë para Bashkimit Europian fakti që asnjë politikan nuk është ndëshkuar apo ka vuajtur dënimin për korrupsion e abuzim? Disa qytetarë u shprehën se të gjithë politikanët janë të korruptuar, ndërsa disa të tjerë ironizuan duke thënë se ky fenomen nuk ekziston në Shqipëri, si dhe ngritën pyetjen nëse ekziston ligji për politikanët tanë.

 

Qytetari 1 – S’na bën krenarë. Të gjithë të korruptuar janë!

 

Qytetari 2 – Ore, unë dua një herë punë, nuk po flas për politikanët. Unë kam 8 vjet këtu me vegla, vjen Policia Bashkiake dhe më ve gjobë.

 

Qytetari 3 – As është dënuar dhe as do të dënohet, i dashur. Si mund të jemi krenarë, nuk e kuptoj. Ditë të mira do të vijnë pas kësaj, mos u mërzit. Këtu jemi ndryshe ne se jemi shqiptarë. Jemi larg Europës akoma!

 

Qytetari 4 – Është kryeministri i pari që duhet futur në burg. Kryebashkiak po, Kryeministër po… Me gjithë ato lekë që ka bërë, ku do i çojë ai? Nja 3 miliardë dollarë po njëherë…

 

Qytetari 5 – Këtu s’ka asnjë lloj korrupsioni. Këtu është çdo gjë në vijë. Këtu është bukuri dhe puna “vu”. Unë habitem pse s’na fusin në BE! Korrupsionin e bëjmë ne të vegjlit që shesim fruta-perime, ndërsa në shtet asnjë korrupsion. Lum si ne për qeverinë që kemi!

 

Qytetari 6 – Gjithë ato tonë drogë që u kapën dhe nuk futën njeri brenda. Dhe tani do na turren ne të vegjëlve.

 

Qytetari 7 – Pse dënohen këta politikanët tanë? Kush i dënon këta? Ku ka ligj për këta?

 

Ndërkohë që ky fenomen ndodh vetëm në Shqipëri, pasi në të gjitha vendet europiane pushtetarët e politikanët janë vënë në pranga për abuzim me detyrën./tvklan.al